Trajneri i Atalantës, Gasperini e ka konsideruar pozitiv barazimin 1-1 në ndeshjen e parë të Europa League ndaj Sportingut.
“Në bazë të mënyrës se si shkoi ndeshja dhe numrit të rasteve që kishim, mund të kishim bërë më mirë. Megjithatë rezultati mbetet pozitiv, do të luajmë për kualifikimin në shtëpi dhe do ta bëjmë në mënyrën më të mirë.
Ka ndeshje si kundër Milanit ku minutat e fundit nuk kalojnë kurrë, në të cilat mbrohesh për një pikë dhe të tjera në të cilat kundërshtari është në vështirësi dhe ti je mirë, ato ndeshje duhet t’i fitosh siç u përpoqëm t’i bëjmë deri në fund”- tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co