Një bazë me armatime të rënda është zbuluar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa nga pamjet e siguruara shfaqen kallashnikovë, snajper, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera që besohet se do të përdoreshin për veprimtari kriminale.
[embedded content]
Në mesin e sendeve të sekuestruara nga baza në Babicë, shfaqen edhe disa çelësa automjetesh, maska, celularë dhe targa të ndryshme.
Sipas raportimit të gazetarit Enrik Mehmeti kjo është sasia më e madhe e armatimit e kapur kohët e fundit në Vlorë.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co