Armand Duka ka një urim special për festën e 7 Marsit, një mesazh edhe për trajnerët e drejtorët sportivë

armand duka ka nje urim special per festen e 7 marsit nje mesazh edhe per trajneret e drejtoret sportive
armand duka ka nje urim special per festen e 7 marsit nje mesazh edhe per trajneret e drejtoret sportive

Përpos shumë personaliteteve të ndryshme në vendin tonë për 7 Marsin, festën e mësuesit, edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka uruar të gjithë mësuesit.

“Në këtë ditë të veçantë nderimi dhe vlerësimi për ata që përçojnë dijen te të rinjtë e fëmijët tanë, dua të uroj në mënyrë të veçantë gjithë lektorët e Akademive tona në Federatën Shqiptare të Futbollit, gjithë trajnerët e drejtorët sportiv e gjithë mësuesit e edukimit fizik në vend.

Janë ata nxitës e frymëzues të një kulture të re që duhet të përqafojnë të rinjtë e profesionistët: atë të angazhimit me sportin. E shohim këtë ditë si një vlerësim gjithashtu për punën e palodhur të një armate të madhe mësuesish të angazhuar në ngritjen e Akademive të Futbollit anekënd vendit.

Jo më pak të rëndësishëm në këtë urim , janë breza të tërë pedagogësh e mësuesish të angazhuar ndër vite në futbollin shqiptar. GEZUAR DITËN E MËSUESIT dhe mos shteroftë asnjëherë energjia juaj në dobi të zhvillimit të futbollit në vend” – shkruan Duka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →