Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Automjeti që drejtohej nga 28-vjeçari M. M. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 51-vjeçar, i cili ka mbetur i dëmtuar lehtë.
Ai është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, automjeti me drejtues shtetasin M. M., 28 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. Q., rreth 51 vjeç.
Si pasojë është dëmtuar lehtë 51-vjeçari, i cili është në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co