Analisti për Maqedoninë e Veriut, Sefer Selimi në një lidhje të drejtpërdrejtë për News24 foli për zgjedhjen e kryeministrit të parë në RMV, Talat Xhaferi.
Selimi e quajti këtë zgjedhje si moment simbolik, ku zgjedhja e një kryeministri shqiptar sipas tij po thyen një tabu dhe një monopol politik.
“Thyhet një tabu dhe një monopol politik. Ky moment hap rrugën që në të ardhmen të kemi një kryeministër me mandat të plotë. Ishte një vendim politik i tyre ku do duhet të shohim si do reflektohet te votuesit e tyre. Ata gjetën një shkak që për mua ishte i pamjaftueshëm. Gjithsesi do shohim si do reflektojë zgjedhja e tyre. Për mua ishte arsye e pamjaftueshme për ta votuar qoftë edhe simbolikisht për të votuar kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, u shpreh Selimi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co