Fermerët polakë përleshen me policinë në qendër të Varshavës, disa oficerë u plagosën dhe rreth një duzinë njerëz u arrestuan

fermeret polake perleshen me policine ne qender te varshaves disa oficere u plagosen dhe rreth nje duzine njerez u arrestuan
fermeret polake perleshen me policine ne qender te varshaves disa oficere u plagosen dhe rreth nje duzine njerez u arrestuan

Fermerët protestues u përleshën me policinë pranë ndërtesës së Parlamentit në Varshavë të mërkurën ndërsa policia përdori spraj piper dhe akuzoi disa pjesëmarrës për dhunë kundër forcave të sigurisë.

Mijëra fermerë ishin mbledhur në kryeqytetin polak, duke djegur goma dhe duke hedhur fishekzjarre, ndërsa kërkuan ndalimin e importeve të lira dhe rregulloreve mjedisore që ata thonë se dëmtojnë jetesën e tyre.

Pamjet e Reuters treguan se si policia synonte sprej piper ndaj një protestuesi dhe një tjetër duke hedhur një objekt drejt policisë.

“Për shkak të agresionit fizik ndaj oficerëve të policisë nga disa prej njerëzve që protestonin… ishte e nevojshme të përdoren masa të drejtpërdrejta shtrënguese”, shkroi policia e Varshavës në një postim në X. Ata shtuan se disa oficerë u plagosën dhe rreth një duzinë njerëz u arrestuan.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →