Evazioni fiskal vijon të trondit botën e futbollit në Spanjë. Pas C.Ronaldos-s dhe Leo Messi-t, tani edhe Carlo Ancelotti do të përballet me akuza të ngjashme. Prokurorët e shtetit spanjoll kanë akuzuar trajnerin e Realit për evazion fiskal gjatë periudhës 2014/15 kur ishte në krye të ekipit madrilen. Prokurorët thanë në një deklaratë të mërkurën se tekniku po akuzohet për dy llogari, për dy çështje, ku nëse vërtetohet se është fajtor mund të dënohet me 4 vite dhe 9 muaj burg.
Dyshohet se tekniku italian ka fshehur afro 1 milionë euro gjatë kësaj periudhë. Prokurorët pretendojnë se italiani ka deklaruar vetëm të ardhurat që ka marrë nga Real Madrid dhe nuk ka deklaruar të ardhura nga të drejtat e imazhit.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co