Simone Inzaghi po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë, po dominon në Itali, ndërsa në Evropë admiruesit po shtohen gjithnjë e më shumë. Filozofia e tij, mënyra se si e sheh lojën, si administron grupin dhe raporti me drejtuesit e klubit, ka bërë që Inzaghi të fitojë të Interin. Presidenti Zhang është sponsori i tij më i madh, ka besuar gjithnjë tek Inzaghi, po ashtu edhe drejtuesit e klubit, Marotta dhe Ausilio e vlerësojnë shumë, mes tyre ka pasur gjithnjë një dialog të hapur. Këto janë detaje që mjaftojnë për t’i ofruar trajnerit një kontratë të re, aktualja përfundon në 2025.
Ideja e tyre është t’i ofrojnë një kontratë deri në 2026 me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Sigurisht nëse pranon ofertën e re, në të parashikohet dhe një rritje e ndjeshme e pagës, aktualisht përfiton 5,5 milionë euro. Në këtë pikë të sezonit, ku janë në garë për çdo trofe, askush nuk dëshiron të shpërqendrohet nga diskutimi mbi të ardhmen, e tashmja është më e rëndësishme, për këtë arsye palët kanë vendosur që të diskutojnë në fund të këtij sezoni, ose më saktë pasi të kenë mbyllur matematikisht edhe çështjen titull. Fakt është që për Inzaghi-n ka një interesim të fortë nga Anglia, ku drejtuesit e Liverpool e shohin si pasuesin e Jurgen Klopp.
La Gazzetta dello Sport, shton se nuk bëhet fjalë thjesht për një sondazh, por për një interesim konkret nga ata e të kuqve. Pavarësisht këtij fakti, Inzaghi ka refuzuar në mënyrë kategorike, dëshira e tij është të vijojë në Milano, të drejtojë Interin. Nuk e imagjinon një Inter pa Inzaghi-n edhe presidenti Zhang, për këtë arsye në fund të këtij sezoni pritet t’i plotësojë çdo kërkesë trajnerit që po i dhuron yllin e dytë në fanellë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co