Ilnisa dhe Meritoni puthen për herë të parë në buzë poshtë jorganit, ja çfarë thanë banorët e “Big Brother VIP”

ilnisa dhe meritoni puthen per here te pare ne buze poshte jorganit ja cfare thane banoret e big brother vip

TIRANE

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin në “Big Brother VIP”, ndërsa nuk kanë munguar puthjet dhe përqafimet mes tyre.

Në një video që po bën xhiron e rrjetit, pas përfundimit të Primet të së shtunës janë parë më të afërt se asnjëherë më parë së bashku.

Teksa po bisedonin, banorja i tha gazetarit se ndjehet shumë mirë me të, ndërsa u futën poshtë çarçafit duke shkëmbyer puthjen e parë në buzë së bashku.

Gjest ky që nuk kaloi pa u vënë re nga ana e Heidi Bacit, e cila i ngacmoi dyshen për qatë që ndodhi poshtë çarçafit, por as Ilnisa dhe as Meritoni nuk e pranuan se ndodhi ndonjë gjë.

  • foto galeri

Pjesë nga biseda
Ilnisa: Ti je i çmendur, Çfarë don me mua ti kot të pyes?
Meritoni: Çfarë pyetje pa lidhje, pse ma bën këtë pyetje?
Ilnisa: Kot për qef përgjigju.
Meritoni: Pyetje pa lidhje
Ilnisa: Unë ndjehem shumë mirë me ty, kënaqem shumë dhe nuk më bjen në mend për asgjë tjetër. Çfarë don me mua.
Meritoni: A je rahat?
Ilnisa: “Fucking” rahat.
Meritoni: Pse ma pyet pra se çfarë dua unë me ty?
Ilnisa: Sepse unë se di a e ke edhe ti këtë ndjesi
Meritoni: Po nëse nuk do ta kisha pasur edhe unë këtë ndjesi nuk do të isha me ty, apo jo?
Ilnisa: Po (dhe futen poshtë jorganit duke u puthur)
Heidi: Situata po degradon
Meritoni: E mbuloj vetë kokën, nuk ndodhi asgjë.
Heidi: Më thoni tani shpejt e shpejt çfarë ndodhi kur ne nuk ishim në dhomë?

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →