Dështimi në Kupë, Shehi:Bëmë maksimumin, penalltitë janë çështje fati! Jemi të pikëlluar

deshtimi ne kupe shehibeme maksimumin penalltite jane ceshtje fati jemi te pikelluar
deshtimi ne kupe shehibeme maksimumin penalltite jane ceshtje fati jemi te pikelluar

Tekniku i Partizanit, Orges Shehi nuk fshehu zhgënjimin pas eliminimit në çerekfinalen e Kupës nga Kukësi.

“Në një ndeshje Kupë, futbolli është i poshtër, u ndëshkuam nga një episod e më pas je gjithë kohës në trysni. Bëmë maksimumin, penalltitë janë çështje fati.

Kalendari i tillë është, dy herë për pak ditë me Kukësin. Skuadra u përpoq dhe ishte prezente te porta, nuk e nënvlerësuam, por kjo situatë është kur mbrohen me shumë forca e nuk arrijmë të shënojmë. Duhet të ishim më të shpejtë me topin, nuk është çështje psikologjike, në futboll është edhe fati.

Kampionati vjen shpejt, na vjen keq për Kupën. Pikëllimi është i madh, duhet të ngrejmë skuadrën në anën psikologjike, firka është të mos ndikojë në vazhdimësi. Këtë dhimbje të madhe që kemi duhet ta kthejmë në forcë”, tha Shehi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →