TIRANË – Politologu Adri Nurellari, në një lidhje me Skype në News 24, duke folur për hapjen e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, tha se ky është një lajm i mirëpritur. Nurellari theksoi se Shqipëria duhet të investojë në siguri, duke shtuar se kështu mund të bëhemi partnerë dinjitozë.
Adri Nurellari: Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë i jep prestigj vendit tonë. Shqipëria duhet të mendojë të investojë edhe në flotën e saj detare. U desh lufta në Ukrainë, që të kthenim sytë nga mbrojtja.
Duhet që edhe Shqipëria të tregohet më e ndershme me partnerët e saj në Aleancën Veri-Atlantike. Duhet të investojmë në siguri, që të jemi partnerë dinjitozë. Ndër vendet e NATO-s, Shqipëria ka qenë e dobët dhe abuzuese. Nuk duhet të jemi më në të tilla kushte, por të dëshmojmë prestigj.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co