Numri një i stolit të Egnatias, Edlir Tetova komentoi fitoren 3-1 në Kupë ndaj Laçit.
“Mendoj që ishte grupi që përfaqëson gjatë gjithë kohës përveç prurjeve të reja. Pjesën e parë dominuam totalisht me raste dhe dy gola të shënuar. Me shqetëson fakti që pasi shënojmë tërhiqemi më shumë seç duhet në mbrojtje. Prurjet e reja? Po afrohen shumë te grupi, por kanë shumë muaj pa luajtur dhe do ta kenë të vështirë. Por shpresoj të jenë efektivë në lojë si sot”
Çfarë ndryshoi sot te Egnatia?
“Ideja është që Kupën do të mbrojmë sepse jemi fituesit. Jemi shumë të përqendruar te Kupa. Në kampionat kemi patur luksin të ndrrojmë lojtarët, por Vllaznia është afër dhe duhet të shtrëngojmë rripat edhe në Superiore. Është shumë shpejt të mësosh dy sulmues të luajnë bashkë dhe duhet 1 vit. Minutazhi që kanë në këmbë është minusi i tyre. Por jam i kënaqur nga ajo ç’ka shfaqën ata të dy. Shpresoj të jenë më efektivë në ndeshjet e ardhshme.”
Skuadra tërhiqet kur shënon… nuk e frenoni dot?
“E bën vetë lojtari. Është 3-0 dhe siç e pamë gabuam në mbrojtje dhe pësuam gol. Edhe falë Alenit shpëtuam nga goli i dytë. Por megjithatë nuk dua t’i rikthehem kësaj. Duhet të punojmë që të jemi efektivë gjatë gjithë 90 minutëshit. Superiore dhe Kupë janë dy kompeticionë ndryshe. Në kampionat kemi patur luks, por këtu jo sepse eliminohesh dhe ikën në shtëpi.”
Ndihen mungesat e largimeve, Paulaskas, Isgandarli, por edhe e të ndjerit Dwamena?
“Po prodhojmë lojë, por edhe lojtarë. Na ka shkuar mirë për të bërë shitje. Është një bashkëpunim shumë i mirë që po ndodh dhe kam besim te kjo pjesë. Mua nuk më pëlqen që t’i stërvis lojtarët dhe t’i bëj gati, por edhe kur presidenca është me një mendim çdo gjë do të shkojë aty ku duhet.”
Ndeshja me Tiranën të dielën, sfidë personale me ta pasi ju ka shënuar një “thes” me gola?
“Nuk ka hakmarrje, ka konkretizim. Duhet të jemi konkretë. Në futboll nuk përdoret hakmarrja. Duhet të prodhojmë lojë dhe të shkojmë të goli. Shpresoj të dalim fitues.”
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co