Humbja ndaj Galatasaray, Rashica: Jam i trishtuar, luajtëm ndeshjen më të mirë të sezonit

humbja ndaj galatasaray rashica jam i trishtuar luajtem ndeshjen me te mire te sezonit
humbja ndaj galatasaray rashica jam i trishtuar luajtem ndeshjen me te mire te sezonit

Besiktas pësoi disfatë 1-0 ndaj Galatasaray në ndeshjen e kampionatit turk. Takimi u vendos nga një autogol i shpejtë, që në minutën e parë. Futbollisti shqiptar i Besiktas, Milot Rashica është shfaqur i zhgënjyer pas ndeshjes.

“Jam vërtet i trishtuar. Në përgjithësi, mund të them se luajtëm ndeshjen më të mirë të sezonit. Qarkulluam topin, krijuam rastet tona, por nuk arritëm të shënonim gol. Na mungoi finalizimi, teksa pësuam një gol të shpifur. Fatkeqësisht shënuam autogol. Jam i trishtuar që nuk arritëm të fitonim derbin”, – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →