TIRANE
Fondi i Komunitetit po ndihmon në rritjen e vlerës së pronës përmes rregullimit të pallateve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja financiare.
“MIRËMËNGJES. Punojmë bashkë për një qytet më të bukur dhe funksional! Me projekte fituese dhe thirrjen e re për aplikime, Fondi i Komunitetit po ndihmon në rritjen e vlerës së pronës përmes rregullimit të pallateve. Me financim 50% nga Bashkia e Tiranës dhe kontributin e banorëve, po ndërtojmë një ambient më të përshtatshëm për të gjithë. Aplikoni tani në Tirana.al për të bërë ndryshimin në komunitetin tuaj”, thekson Veliaj.
Banorët që jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve 90, por jo vetëm, përmes Fondit të Komunitetit mund të përfitojnë projekte për rregullimin e fasadës, termoizolimit, por dhe për instalimin e ashensorëve.
Për projektet që miratohen gjysmën e shpenzimeve e paguajnë banorët ndërsa gjysmën tjetër bashkia e Tiranës.
Administratorët e pallateve, të zgjedhur nga asambleja e banorëve dhe të certifikuar nga bashkia janë ata që kryejnë procedurat, që nga marrja e dakordësisë nga të paktën 75% e banorëve. Bashkia ka ndryshuar udhëzimin, çka mundëson trajtim të veçantë për disa kategori. Persona që ekzistojnë në certifikatën e pronësisë që janë pensionistë, persona me aftësi të kufizuar apo me ndihmë ekonomike përfitojnë 100 për qind të grantit. Kjo ka bërë të mundur dhe rritjen e numrit të aplikimeve. Fondi i Komunitetit ka nisur të aplikohet që prej 2017-ës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co