Skënderbeu në volejboll për femra ka bërë mrekullinë duke fituar trofeun “Gjergj Kastrioti” ndaj Dritës dhe duke shënuar të tretin radhazi dhe mund ta themi me plot gojë se është “pronare” e kësaj Lige.
Atmosferë elektrizuese në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe e gjithë Korça është në festë pasi Skënderbeu fitoi trofeun me rezultatin e pastër 3-0 duke bërë që i gjithë qyteti të kalojë në delir. Tifozeria korçare kishte mbushur plot e për plot shkallët e pallatit të sportit “Tamara Nikolla”, ndërkohë që trofeu u ngrit lartë nga kapitenia Elena Bego.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co