Humbja e fundit ndaj Skënderbeut mesa duket ka detyruar drejtuesit e Lacit të largojnë nga pankina Mirel Josën.
Mungon zyrtarizimi nga klubi, por trajneri i ri i kurbinasve do të jetë Armando Cungu, i cili e ka drejtuar dhe më parë këtë ekip në sezonin 2014-2015 dhe 2019-2020.
Burime për News24 kanë konfirmuar se këtë të diel, Cungu ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore me fanelën bardhezi.
Padiskutim në këtë vendim ka ndikuar edhe fakti se kurbinasit nuk kishin marrë asnjë fitore në 6 sfidat e fundit, por edhe renditja në tabelën e klasifikimit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co