55 pikë pas 22 javësh dhe Girona kryesuese e La Liga nuk është më surprizë. Celta Vigo u imponua 1-0 ndaj të besuarve të Michel, në përballjen e mbajtur në Estadio de Balaídos (Vigo).
Goli i vetëm i sfidës erdhi nga Portu në minutën e 20-të, pas një asist të Gutierrez. Girona mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të marrë kështu një sukses shumë të rëndësishëm.
Celta pëson kështu humbjen e dytë radhazi dhe renditet në vendin e 16-të me 17 pikë. Ndeshja e radhës për ta është ndaj Osasunas në transfertë. Në krahun tjetër, Girona e vendit të parë ka 55 pikë, një më shumë se Real Madrid që ka ende një takim për të zhvilluar. Sfida e radhës është mjaft delikate, ndaj Sociedad në shtëpi.
[embedded content]
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co