Mijëra izraelitë marshojnë drejt Jerusalemit, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të pengjeve në Gaza

mijera izraelite marshojne drejt jerusalemit duke kerkuar lirimin e menjehershem te pengjeve ne gaza
mijera izraelite marshojne drejt jerusalemit duke kerkuar lirimin e menjehershem te pengjeve ne gaza

Izraelitët, përfshirë familjet e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, marshuan drejt Jerusalemit të shtunën, duke kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre.

Marshimi katërditor, i cili përfshin familje, mbështetës dhe disa ushtarë, kaloi autostradën kryesore drejt Jerusalemit dhe do të mbërrijë pranë kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu, ku protesta kryesore do të zhvillohet më vonë të shtunën.

Marshuesit bënë thirrje për lirimin e të gjithë 134 pengjeve për të cilët Izraeli tha se po mbahen në Gaza. Izraeli filloi ofensivën në përgjigje të sulmit të 7 tetorit nga grupi militant palestinez, në të cilin 1200 njerëz u vranë në Izrael dhe 253 të tjerë u rrëmbyen, sipas të dhënave izraelite.

Gjithsej 30,320 palestinezë janë konfirmuar të vrarë dhe 71,533 të tjerë të plagosur në ofensivën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, tha Ministria e Shëndetësisë e Gazës në një deklaratë të shtunën.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →