Rama inspekton automotoparkun në Elbasan: Platforma ultramoderne sportive që do të çelë një epokë të re zhvillimi për qytetin dhe jo vetëm

rama inspekton automotoparkun ne elbasan platforma ultramoderne sportive qe do te cele nje epoke te re zhvillimi per qytetin dhe jo vetem
rama inspekton automotoparkun ne elbasan platforma ultramoderne sportive qe do te cele nje epoke te re zhvillimi per qytetin dhe jo vetem

Automotoparku i Elbasanit, cirkuiti i parë motosportiv shqiptar, i cili aktualisht po zbatohet në terren përbri lumit Shkumbin, është një platformë e re ultramoderne, e cila çel  një epokë të re zhvillimi jo vetëm për Elbasinin, por për mbarë vendin, duke e kthyer Shqipërinë në epiqendrën e rajonit për sportet automotoristike, si edhe eventet ndërkombëtare të niveleve më të larta, që pritet të sjellin nga e gjithë bota ndjekësit e Formula Uno.

Për të inspektuar ecurinë e punimeve ishte sot në kantier, Kryeministri Edi Rama, së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja. Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet edhe punës për sistemimin e mjedisit përreth, pasi i gjithë peizazhi do të marrë një vlerë të madhe promovuese.

“Cirkuiti i Formula Uno, nëse ne do ta kemi gati në 2027 për garën e parë, duhet që ne nga ana jonë ta shohim, jo thjeshtë nga pikepamja teknike dhe nga pikëpamja e parametrave që ka vet Cirkuiti, por dhe nga pikëpamja e peizazhit sepse është një promovim shumë i madh për Shqipërinë. Kështu që, duhet bërë paralelisht një projekt për gjithë sistemimet rreth e rrotull që imagjinohet që janë pjesë e imazhit të kamerave.

Që do të thotë që edhe për shtëpitë rreth e rrotull, edhe për peizazhin, për kodrat per të gjitha, për mbjellje pemësh, për konsolidim të imazhit të fasadave, për të krijuar një pamje që të jetë e gjitha një pamje e një vendi tërheqës. Dhe përpos kësaj, duke pasur parasysh që ajo sjell 50 mijë, 60 mijë, 70 mijë, 100 mijë njerëz që vijnë e ndjekin si spektatorë, duhet pasur parasysh që edhe gjithë segmentet nga vihet të jenë me standarde estetike të larta. Kështu që duhen punuar paralelisht me këtë. – u shpreh Kryeministri Rama teksa theksoi se “duhet të ecim shumë fort që në 2026-ën të mbarojë ky projekt”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →