Berisha: Putini i vogël firmosi në Tiranë fitoren e tij. Rama dhe Vuçic përfitojnë nga kontrabanda ruse

berisha putini i vogel firmosi ne tirane fitoren e tij rama dhe vucic perfitojne nga kontrabanda ruse
berisha putini i vogel firmosi ne tirane fitoren e tij rama dhe vucic perfitojne nga kontrabanda ruse

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij përpara mbështetësve në shtëpinë e tij, ku ndodhet nën masë sigurie nga SPAK, foli për Samitet që u mbajtën në Tiranë. Berisha shprehet se Putini i vogël (Vuçiç) firmosi në Tiranë fitoren e tij. Po ashtu, Berisha hodhi akuza, duke thënë se Rama e Vuçiç përfitojnë nga kontrabanda ruse.

Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha:

Edhe njëherë, takimi i vendeve të rajonit për Ukrainën do regjistrohet në histori si takimi në të cilin Putini i vogël firmosi në Tiranë fitoren e tij.

Të dashur miq.

Për NATO-n, për BE-në, për vendet e lira në mbarë botën, Ballkani Perëndimor në raport me agresionin barbar rus paraqiste dy probleme serioze.

Së pari, respektimin e sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë.

Presidenti Zelenski jashtë çdo dyshimi priste që ky samit të dilte me zotimin për të dënuar shkeljen e sanksioneve, për të respektuar sanksionet kundër agresionit rus.

Por të gjithë ata që pritën një gjë të tillë, u zhgënjyen sepse padroni i Edi Ramës dhe argati i tij, Aleksandër Vuçiç, që janë të dy përfitues të kontrabandës ruse, bllokuan deklaratën. Dhe jo vetëm që nuk u dënua fakti që Serbia është shndërruar sot më shumë se kurrë në një Rusi të vogël, 15 herë në javë fluturon linja ruse në Beograd.

Jo vetëm që nuk u tha një fjalë, por me heshtjen e plotë, Beogradi mori licencën për të vazhduar thyerjen e sanksioneve sikur ato të mos ishin, të mos përbënin një problem për NATO-n dhe BE-në.

Të dashur miq, cilido që njeh ABC-në e historisë, e di se dikur për Perandorinë Ruse, më vonë për perandorinë komuniste dhe sot për diktatorin e ri, nuk ka asnjë dyshim se dalja në Adriatik mbetet objektivi më kryesor.

Dhe në këtë kontekst, destabilizimi i Ballkanit, në këtë kontekst baza e Nishit, në këtë kontekst infiltrimi në të gjitha anët e politikës dhe jetës në Serbi të rusëve.

Por përsëri, për Putinin e vogël dhe argatin e tij në Tiranë, ndërhyrja ruse, influenca ruse nuk përbën një problem.

Ndaj dhe deklarata nuk kishte asnjë fjalë.

Më thoni ju mua, miku i shquar nga Ukraina, qeveria e të cilit dhe ai vetë edhe këtu, theksoi se Rusia përbën rrezik për Ballanin, si e ndjeu ai veten kur Putini i vogël me argatin e tij në Tiranë, hoqën nga teksti paralajmërimin për keqbërjen e Rusisë në Ballkan.

Për të gjithë botën, agresioni rus, vrasja e qindra mijëra civilëve, nga hordhitë barbare ruse në Ukrainë, sulmi i një kombi vëlla vetëm e vetëm për t’i pushtuar tokat, ka një simbol të urryer aq sa ç’kishte Gjermania e Hitlerit, ka Vladimir Putinin.

Por emri i tij në deklaratë nuk ekzistonte, sepse padroni urdhëronte Edi Ramën dhe Edi Rama lepe-peqe para padronit të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →