“Qindra çamë u larguan me dhunë nga banesat, por s’e kanë gjetur të drejtën ”, pyetja e gazetares së News24 irriton avokatët grekë të Belerit, reagon ashpër edhe Dule

qindra came u larguan me dhune nga banesat por se kane gjetur te drejten pyetja e gazetares se news24 irriton avokatet greke te belerit reagon ashper edhe dule
qindra came u larguan me dhune nga banesat por se kane gjetur te drejten pyetja e gazetares se news24 irriton avokatet greke te belerit reagon ashper edhe dule

Gazetarja Klodiana Lala gjatë një konference për mediat që avokatët grekë dhe shqiptar të Fredi Belerit mbajtën në Tiranë, iu drejtua me disa pyetje.

Lala i pyeti ata nëse janë duke intimiduar institucionet e drejtësisë, e po ashtu kërkoi një koment edhe për çështjen e pronave çame.

Një prej avokatëve të Belerit, grek, lidhur me pyetjen e parë deklaroi se nuk duan të frikësojnë drejtësinë, por kërkojnë një proces të drejtë. Ndërsa sa i takon pyetjes për pronat çame, të dy ata iu shmangën duke thënë se nuk ndodhen në Tiranë për këtë çështje.

“Duhet të qëndrojë larg nesh fjala intimidim për institucionet e drejtësisë. Ne jemi anëtarë që shprehim vullnetin tonë për të pasur një proces të pavarur. Kërkojmë respektimin e të drejtave të njeriut. Nuk kemi menduar ndonjëherë të frikësojmë dikë, apo Gjykatat. Jemi në një garë të përhershme sa u përket gjyqeve të drejta si këtu si në Greqi. Ndërkohë për çështjen e fundit, nuk kemi ne kompetencë të përgjigjemi për këtë. Nuk kemi ardhur këtu për këtë punë”, u shpreh ai.

[embedded content]

Më tej Lala vijoi me pyetjen: Do doja që dy avokatët të ishin kaq të zellshëm edhe për çështjen e pronave çame sikurse janë edhe për çështjen e Zotit Beleri, pasi qindra mijëra qytetarë çamë janë larguar me dhunë dhe u janë djegur shtëpitë dhe nuk e kanë gjetur të drejtën e tyre. Do doja të ishit më ezaurues për këtë pyetje!

Por kësaj pyetjeje iu përgjigj Vangjel Dule, i cili me një ton të lartë iu drejtua gazetares së News24 duke i thënë se ky është abuzim profesional.

“Ky quhet abuzim profesional! Kemi pyetje të tjera?”, tha Dule.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →