U godit për vdekje nga makina, falet gjaku i 26-vjeçarit në Kosovë

u godit per vdekje nga makina falet gjaku i 26 vjecarit ne kosove
u godit per vdekje nga makina falet gjaku i 26 vjecarit ne kosove

PRISHTINË – 26-vjeçari Sh.H që vdiq mesditën e së hënës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, është varrosur sot.

Në ceremoninë e varrimit, familja e të ndjerit i ka falur gjakun familjes së të dyshuarës, që ka shkaktuar aksidentin. Nga pamjet që janë publikuar, familja Habibaj në prezencë të hoxhës, i kanë falur gjakun familjes Kllokoqi-Berisha.

“Ky gjak familjes Kllokoqi-Berisha iu fal sot, mos me e çu më gjatë, e para se me falë xhenazen e djalit. Veç me ia bë hallall, pa ja jap dorën. Në prezencën e burrave këtë punë me ia lënë në dorë të Zotit, por jo ne me u marrë me atë punë”, ka thënë hoxha që ka qenë i pranishëm.

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka bërë të ditur se prokurori ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës, raportojnë mediat e Kosovës.

Sipas kërkesës për paraburgim, thuhet se e dyshuara duke drejtuar makinën në mënyrë të pakontrolluar, ka goditur shtyllën e semaforit dhe semafori pas rrëzimit ka goditur këmbësorin Sh.H, i cili si pasojë e lëndimeve, vdes në vendin e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →