Dy pjesëtarë të milicive pro-iraniane vdiqën, 6 të tjerë u plagosën në sulmet e nisura mbrëmë nga ushtria izraelite në periferi të kryeqytetit sirian Damask.
OJQ-ja e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, me seli në Londër, theksoi se kërkimet për të zhdukurit po vazhdojnë.
Sulmet kishin në shënjestër dy ndërtesa brenda një ferme dhe në një qendër trajnimi të këtyre milicive, të vendosura në një distancë prej rreth 600 metrash nga njëra-tjetra. Që nga fillimi i vitit, Observatori ka regjistruar 17 sulme izraelite kundër territorit sirian, të cilat rezultuan në vdekjen e 37 personave, duke përfshirë ushtarë, milicë sirianë dhe iranianë dhe nëntë civilë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co