Nga lufta te “porositë” për gjashtë vitet e ardhshme, çfarë pritet të diskutojë sot Putin në fjalimin vjetor

nga lufta te porosite per gjashte vitet e ardhshme cfare pritet te diskutoje sot putin ne fjalimin vjetor
nga lufta te porosite per gjashte vitet e ardhshme cfare pritet te diskutoje sot putin ne fjalimin vjetor

Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë ditën e sotme fjalimin e tij të 19-të, ku do të flasë në lidhje me luftën në Ukrainë dhe gjendjen e brendshme në Rusi.

Putin njoftoi se gjatë fjalimit do të shpallte detyrat kryesore për gjashtë vitet e ardhshme.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se Putin e përgatiti personalisht fjalimin dhe se ai kishte “dhjetëra kontakte telefonike dhe takime kokë më kokë me ministra dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Fjalimi vjetor i presidentit në Asamblenë Federale, parlamenti dydhomësh rus, tradicionalisht jep një vlerësim të gjendjes së vendit dhe përshkruan tendencat kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme. Vitin e kaluar, Putin e filloi fjalimin e tij duke shpjeguar pse Rusia kishte nisur “operacionin e saj special ushtarak”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →