“Bullizmi është shndërruar në shantazh dhe dhunë psikologjike”, eksperti i IT: Jo vetëm TikTok-u, ja si po përdoret Telegrami nga abuzuesit

bullizmi eshte shnderruar ne shantazh dhe dhune psikologjike eksperti i it jo vetem tiktok u ja si po perdoret telegrami nga abuzuesit
bullizmi eshte shnderruar ne shantazh dhe dhune psikologjike eksperti i it jo vetem tiktok u ja si po perdoret telegrami nga abuzuesit

Eksperti i Informacionit dhe Sigurisë Besmir Semanaj, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e “Open” në News24 ka folur rreth bullizimit dhe abuzimeve online.

Semanaj u shpreh se në këtë pikë bullizimi online ka kaluar përtej talljes për paraqitjen apo statusin, duke u shndërruar në shantazh apo dhunë të fuqishme psikologjike.

Ai zbuloi se përveç platformës TikTok, edhe aplikacioni Telegram është kthyer në problematik duke përmendur rastin e një grupi me mbi 100 mijë anëtarë ku shpërndahen edhe materiale pedofilike.

“Në këtë pikë nuk po flasim thjesht për tallje për paraqitjen apo statusin, por për dhunë të fuqishme psikologjike dhe shantazh. Kemi një mori teknologjish që po përdoren në këtë pjesë. Kemi folur për Tik-Tok, por dua të përmend Telegramin ku një grup me mbi 100 mijë persona dhe është mbyllur mbi 4 herë, ka përmbajtje pedofilie, shpërndarje profilesh, numrash, etj. Sa herë që hapet grupi shkon në rreth 50 mijë persona”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →