
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka uruar sot mësuesit për festën e 7-Marsit.
Ajo ka shkruar se talenti, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë investimi më i mirë për të ardhmen.
Sipas kryeparlamentares, progresi i arsimit është kusht dhe faktori kryesor i progresit të vendit.
“Me rastin e 7 Marsit, Festës së Mësuesit, mirënjohje dhe urimet e mia të përzemërta për koleget dhe kolegët mësuese e mësues.
Për dashurinë, dijet dhe vlerat që u japin vajzave dhe djemve të Shqipërisë.
Talenti, përkushtimi dhe sakrifica e tyre janë investimi më i mirë për të ardhmen.
Sepse progresi i arsimit është kusht dhe faktori kryesor i progresit të vendit”, ka uruar Nikolla.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co