63-vjeçari konsumon fotoksinë përballë SPAK/ Policia jep detaje

63 vjecari konsumon fotoksine perballe spak policia jep detaje
63 vjecari konsumon fotoksine perballe spak policia jep detaje

Policia ka reaguar lidhur me rastin e një 63-vjeçari i cili kishte konsumuar fosoksinë përball ambienteve të godinës së SPAK.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës, bëhet fjalë për shtetasin P.T., 63-vjeç.

I moshuari është transportuar në spital ku po merr trajtim mjekësor.

Teksa lidhur me ngjarjen është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur detajet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →