
Të paktën pesë persona vdiqën dhe shumë të tjerë pësuan lëndime të rënda djegie kur autobusi me të cilin po udhëtonin u përfshi papritur nga flakët pasi ra në kontakt me telat e transmetimit të tensionit të lartë në shtetin verior të Indisë. Uttar Pradesh, tha një oficer i lartë policie.
Incidenti ndodhi në rrethin Ghazipur të Uttar Pradesh, në një zonë që bie nën juridiksionin e stacionit të policisë Mardh. Viktimat po ktheheshin nga një ceremoni dasme në një vend aty pranë kur ndodhi fatkeqësia.
Të plagosurit janë dërguar në një spitali lokal.
“Nuk e dimë ende numrin e saktë të personave që ishin në autobusin fatkeq. Po ashtu, po punohet për identifikimin e të vdekurve dhe kontaktimin me familjet e tyre”, tha zyrtari i lartë i policisë.
Ai shtoi se autobusi po lëvizte nga zona e Kopaganjit në Mau për në Mardh kur ndodhi aksidenti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co