45 vite nga rekordi unik, Gjergj Ruli shpallet “Nderi i klubit sportiv Teuta”, “Ambasador i Paqes” (VIDEO)

45 vite nga rekordi unik gjergj ruli shpallet nderi i klubit sportiv teuta ambasador i paqes video
45 vite nga rekordi unik gjergj ruli shpallet nderi i klubit sportiv teuta ambasador i paqes video

248 tituj kampion në gara të ndryshme, kombëtare dhe ndërkombëtare. Kampion dhe rekordmen absolut i Shqipërisë për 16 vjet, nga 1975 deri në vitin 1991. Gjergji Ruli është pa diskutim legjenda e gjallë e atletikës shqiptare, por në morinë e medalje dhe rekordeve, njëri prej tyre është unik, ai në kërcim së gjati për të rinj, një rekord që qëndron në fuqi prej 45 vitesh. Pikërisht në këtë ditë të shënjuar, në ditën kur vendosi emirin e tij më germa të arta në atletikën kuqezi, Gjergj Ruli vendosi ta festojë së bashku me kolegë, miq të tij, personalitet të atletikës ndër vite. Me këtë rast, Ruli mori dhe dy vlerësimi, dy çmime të tjera, “Nderi i klubit sportiv Teuta”, dhe “Ambasador i Paqes”. Ruli nuk i fshehu emocionet për këto vlerësime që e bëjnë këtë ditë edhe më të veçantë:

[embedded content]

Figura e Gjergj Rulit u vlerësua nga të gjithë kolegët e tij, një personazh unik i atletikës, por dhe sportit shqiptar në përgjithësi, për Artan Shytin, ish atlet, analist sportiv, Ruli nuk është thjesht një atlet, por një artist. Në karrierën e tij mbresëlënëse, Ruli është vlerësuar me titujt,  “Nderi i Sportit Shqiptar”, “Nderi i Atletikës Shqiptare”, “Mjeshtër i Merituar i Sportit” dhe  “Nderi i Kombit”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →