
Të paktën katër persona humbën jetën dhe gjashtë të tjerë u zhdukën pasi një varkë me 14 persona u përmbys në një lumë në provincën Nangarhar të Afganistanit lindor, konfirmoi një zyrtar lokal.
Aksidenti ndodhi të hënën pasdite kur varka u mbyt përgjatë një kalimi lumi në periferi të rrethit Kuz Kunar të provincës, tha Quraishi Badloon, kreu i departamentit të informacionit provincial.
Katër persona u shpëtuan, ndërsa gjashtë të tjerë mbetën të zhdukur. Gra dhe fëmijë ishin në mesin e pasagjerëve, shtoi Badloon.
Në qershor, tetë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u zhdukën pasi një varkë me 26 persona u përmbys në një lumë në provincë.
(A.A/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co