
Myrto Uzuni realizoi 3 gola në ndeshjen kundër Cartagena, duke rritur diferencën në listën e golashënuesve. Megjithatë e menjëhershme ishte kundërpërgjigja nga ana e Luis Suarezit, sulmuesit të Almerias.
Në ditën e djeshme, Almeria fitoi me shifrat 1-4 ndaj Racing Club Ferrol. 27 vjeçari Luis Suarez realizoi 3 gola dhe dha 1 asist, duke kontribuar në të 4 golat e shënuar. Pas këtyre realizimeve, Suarez parakalon sërish Myrto Uzunin, duke shkuar në kuotën e 15 golave dhe 4 asisteve, ndërsa Myrto Uzuni numëron 14 gola dhe 1 asist. Në rrjetet sociale kanë nisur edhe batutat e tifozëve spanjollë që shprehen se ky rivalitet veçanërisht në javën e fundit po iu kujton rivalitetin e Ronaldos dhe Mesit. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news