Iordanescu nuk është më trajner i Rumanisë. Lajmin e ka dhënë vetë tekniku, duke njoftuar largimin pas 28 ndeshjesh në krye të kësaj përfaqësuesje.
“Misioni im ka mbaruar,”- ishin fjalët e 46-vjeçarit rumun, ditën e sotme. Kjo kombëtare do të nis nga puna shumë shpejt, për gjetjen e trajnerit të duhur, për të dërguar skuadrën drejt rezultateve të rëndësishme.
Me Iordanescun në krye, ekipi mori mesatarisht 1.43 pikë për ndeshje. Kujtojmë se skuadra, mori pjesë në Europianin e verës.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co