Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Krenar për Rrahmanin”, Ardian Aliaj thumbon Dukën

GSPORT by GSPORT
May 6, 2023
in Aktualitet, FSHF, Kryesore
0
“Krenar për Rrahmanin”, Ardian Aliaj thumbon Dukën

Agjenti i Amir Rrahmanit, Ardian Aliaj ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, ka folur për “Ti Bo Gol”.

“Titullin e Serie A ia uroj çdo agjenti dhe çdo futbollisti shqiptari. Unë jam shumë afër klubit të Napolit dhe momenti final të jep ato emocione dhe të jem i sinqertë futbolli përjetohet për këto emocione. Normalisht që është një kënaqësi edhe pse puna jonë është prapa ekranit sepse para nesh është lojtari.

U takova me Rrahmanin pas gjithë rrëmujës dhe e përqafova duke i thënë se ia arritëm ëndrrës. Të jem i sinqertë, futbolli italian është perfekt për Amirin. Kur ai u largua nga Verona unë mendova të shkojë te Napoli për shkak të stilit të tyre të lojës. Qëndrimi në atë ekip është një zgjidhe shumë e mirë, nuk shikoj që Rrahmani të largohet.

E vërteta është që ai ndihet mirë këtu dhe qëndrimi në Napoli është opsioni më real. Emocionet si futbollist i kam ndjerë kur e lashë futbollin dhe jo kur luaja. Puna e agjentin është një profesion që banalizohet nga njerëzit, nuk është diçka aq e lehtë. Rrahmani nuk ka qenë shumë në radar, dhe në momentin e parë që i është dhënë shansi ai ka bërë mirë.

Në eksperiencën time si agjent kam pasur lojtarë që kanë bërë lëvizje të mëdha. Prekën e Partizanit e shoh që do të shkojë shumë shpejt në nivele të larta. Më shumë kontakte kam me Kombëtaren e Kosovës. Duka është një njeri shumë i madh dhe ka bërë shumë mirë me Kombëtaren shqiptare, por ai nuk ka asnjë kontakt me mua.

Igli Tare është njeriu më i madh i historisë së futbollit shqiptar duke parë se çfarë pozicioni ka në klubin e Lazios. Kemi raporte shumë të mira me njëri-tjetrin dhe kur vjen puna tek lojtarët duhet të jemi shumë të kujdesshëm. I thashë që në rast se do isha në vendin e tij, do të bëja një pauzë prej 6 muajsh duke parë se ai punon shumë.

Shumë shpejt Taren do ta shikoni në një klub shumë të madh. De Laurentiis është një njeri që bën sikur nuk është pjesë e futbollit, por është e kundërta. Të jemi të sinqertë ai është vetë zoti dhe vetë shkopi, është një person që nuk jeton shumë në botën e futbollistëve. Ka pasur një bisedë vjet me Paolo Maldinin për Mërgim Vojvodën për t’u transferuar te Milani. Jam duke punuar për të dhe në verë mund të kemi një lëvizje të mbrojtësit kosovar.” – u shpreh Aliaj.

Previous Post

Sokol Cikalleshi i uron fitoren Veliajt: Të kishe qenë futbollist, do kishe qenë sulmues klasi 

Next Post

Djali i bosit të dyshuar të mafies vritet teksa Napoli festonte titullin kampion

GSPORT

GSPORT

Next Post
Djali i bosit të dyshuar të mafies vritet teksa Napoli festonte titullin kampion

Djali i bosit të dyshuar të mafies vritet teksa Napoli festonte titullin kampion

Lajmet e fundit

REAGIMI/ Bajram Begaj: E vërteta e pasaportave për futbollistët e Kombëtares

REAGIMI/ Bajram Begaj: E vërteta e pasaportave për futbollistët e Kombëtares

September 2, 2023
SKANDALI: Presidenti Bajram Begaj nuk pajis me pasaportë shqiptare Mujën, Dakun, dhe shumë talente nga U-21

SKANDALI: Presidenti Bajram Begaj nuk pajis me pasaportë shqiptare Mujën, Dakun, dhe shumë talente nga U-21

September 2, 2023
Me “Granadën” në dorë!

Me “Granadën” në dorë!

May 20, 2023
Finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në Shqipëri 

Finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në Shqipëri 

May 8, 2023
Albion Marku: Partizani fiton me Tiranën në derbi

Albion Marku: Partizani fiton me Tiranën në derbi

May 8, 2023
Redi Veriu: Besa do të kthehet aty ku e meriton, në Superiore

Redi Veriu: Besa do të kthehet aty ku e meriton, në Superiore

May 8, 2023
Vangjel Mile: Nëse kampionati do të fillonte në fazën e tretë, Vllaznia do të ishte e fundit

Vangjel Mile: Nëse kampionati do të fillonte në fazën e tretë, Vllaznia do të ishte e fundit

May 8, 2023
Eduard Zhupa flet për derbin mes Tiranës dhe Partizanit: E kisha thënë që titulli kampion do të vendosej në këtë ndeshje

Eduard Zhupa flet për derbin mes Tiranës dhe Partizanit: E kisha thënë që titulli kampion do të vendosej në këtë ndeshje

May 8, 2023
Mafia është pjesë e historisë së Napolit. Camorra bleu Maradonën, bëri biznes me Cannavaron dhe tani fiton para falë titullit

Mafia është pjesë e historisë së Napolit. Camorra bleu Maradonën, bëri biznes me Cannavaron dhe tani fiton para falë titullit

May 7, 2023
Fortesa “Arena e Demave” dhe goleadori i ri, Partizani me moral të lartë në derbi

Fortesa “Arena e Demave” dhe goleadori i ri, Partizani me moral të lartë në derbi

May 7, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.