Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Jurgen Celhaka rrëfen karrierën tek Legia e Varshavës: Shkojmë për stërvitje në orën 9 të mëngjesit dhe ikim në 3 të drekës

GSPORT by GSPORT
May 4, 2023
in Aktualitet, Kryesore, MIX
0
Jurgen Celhaka rrëfen karrierën tek Legia e Varshavës: Shkojmë për stërvitje në orën 9 të mëngjesit dhe ikim në 3 të drekës

Jurgen Celhaka ka kaluar një periudhë shumë të vështirë pas transferimit nga Tirana te Legia e Varshavës. Në shumë raste mesfushori e ka parë veten në ekipin e dytë, por situata po ndryshon në kohët e fundit. Trajneri Runjaic po i beson gjithmonë e më tepër, ndërsa dyshja shqiptare, Muci-Celhaka, iu gëzuan së fundmi fitimit të Kupës së Polonisë.

Në një intervistë të fundit për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari, Celhaka ka bërë një rrëfim interesant. Mes të tjerash ka treguar sesa larg është Shqipëria për t’u përballur me nivele të tilla si klubi i Legias së Varshavës. Nëse në vendin tonë lojtarët shkojnë për t’u stërvitur në skuadër 1-2 orë, në Poloni ndodh ndryshe. Celhaka tregon se ata paraqiten në orën 9 të mëngjesit në klub dhe largohen prej tij në orën 3 të drekës.

“Ky është trofeu im i parë këtu, ishte shumë i rëndësishëm për mua. Pavarësisht se nuk kam bërë një sezon të mirë, por mënyra sesi po mbyllet është më e mira e mundshme. Kemi fituar Kupën duke luajtur për 120 minuta me 10 lojtarë, e merituam fitoren. Kam dy vite këtu, në fillimet e mia Muçi më ndihmoi shumë se erdhi para meje.

Tani jemi duke ndihmuar njëri-tjetrin. Kishte ndryshime dhe vështirësi në fillim, klima, ushqimi, kampionati. Nuk më ka penalizuar diçka këtu, thjesht ka konkurrencë. Trajneri më njeh si lojtar tani dhe ka krijuar besim te mua. Në fillim trajneri nuk më njihte shumë mirë. Gjithçka që më ka ndodhur këtu unë e marrë si leksion. Në ditët e këqija ka gjëra të mira që vijnë.

Ne shkojmë në qendrën stërvitore në 9 të mëngjesit dhe jemi atje deri në orën 3 të drekës. Pastaj kthehem në shtëpi, mund të dalë pak për të pirë një kafe ose të merrem edhe me pak stërvitje në shtëpi. Këtu t’i ofron klubi të gjitha, me palestër, proteina, ushqim.

Kampionati shqiptar? E ndjek kur kam mundësi. Tirana ka vend të veçantë, mundohem t’i ndjek ndeshjet e kësaj skuadre, por edhe ndonjë përballje tjetër. Mendoj se titulli i Tiranës do të vendoset në dy ndeshjet e radhës kundër Teutës dhe Partizanit”, tha Celhaka.

Previous Post

FOTOT: Shpallet fituesi, si do duket stadiumi i ri ‘Niko Dovana’ në Durrës 

Next Post

Kampion i Italisë si protagonist, Amir Rrahmani bëhet shqiptari i dytë që fiton Serie A

GSPORT

GSPORT

Next Post
Rritje të ndjeshme të pagës, Rrahmani arrin marrëveshjen me Napolin

Kampion i Italisë si protagonist, Amir Rrahmani bëhet shqiptari i dytë që fiton Serie A

Lajmet e fundit

REAGIMI/ Bajram Begaj: E vërteta e pasaportave për futbollistët e Kombëtares

REAGIMI/ Bajram Begaj: E vërteta e pasaportave për futbollistët e Kombëtares

September 2, 2023
SKANDALI: Presidenti Bajram Begaj nuk pajis me pasaportë shqiptare Mujën, Dakun, dhe shumë talente nga U-21

SKANDALI: Presidenti Bajram Begaj nuk pajis me pasaportë shqiptare Mujën, Dakun, dhe shumë talente nga U-21

September 2, 2023
Me “Granadën” në dorë!

Me “Granadën” në dorë!

May 20, 2023
Finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në Shqipëri 

Finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në Shqipëri 

May 8, 2023
Albion Marku: Partizani fiton me Tiranën në derbi

Albion Marku: Partizani fiton me Tiranën në derbi

May 8, 2023
Redi Veriu: Besa do të kthehet aty ku e meriton, në Superiore

Redi Veriu: Besa do të kthehet aty ku e meriton, në Superiore

May 8, 2023
Vangjel Mile: Nëse kampionati do të fillonte në fazën e tretë, Vllaznia do të ishte e fundit

Vangjel Mile: Nëse kampionati do të fillonte në fazën e tretë, Vllaznia do të ishte e fundit

May 8, 2023
Eduard Zhupa flet për derbin mes Tiranës dhe Partizanit: E kisha thënë që titulli kampion do të vendosej në këtë ndeshje

Eduard Zhupa flet për derbin mes Tiranës dhe Partizanit: E kisha thënë që titulli kampion do të vendosej në këtë ndeshje

May 8, 2023
Mafia është pjesë e historisë së Napolit. Camorra bleu Maradonën, bëri biznes me Cannavaron dhe tani fiton para falë titullit

Mafia është pjesë e historisë së Napolit. Camorra bleu Maradonën, bëri biznes me Cannavaron dhe tani fiton para falë titullit

May 7, 2023
Fortesa “Arena e Demave” dhe goleadori i ri, Partizani me moral të lartë në derbi

Fortesa “Arena e Demave” dhe goleadori i ri, Partizani me moral të lartë në derbi

May 7, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.