Armando Duka në çdo udhëtim të Kombëtares shqiptare në transfertat jashtë ndeshjeve, e kthen delegacionin në një mundësi qokash.
Kështu ka ndodhur dhe në delegacionin e përfaqësues shqiptare në transfertën e Varshavës, ku Armando Duka e ka shfrytëzuar për qokën e radhës.
Një ndër të “ftuarit” e pronarit të FSHF-së është deputeti i Sali Berishës, Ervin Salianji.
Siç shihet dhe në foto, Salianji ndodhet në Varshavë duke shfrytëzuar miqësinë me Armando Dukën për të parë pa lek kombëtaren kuqezi.
Një abuzim i hapur ku merren zyrtarë politik pa asnjë lidhje me futbollin, duke u bërë karshillik mijëra tifozëve që e duan Kombëtaren pa kushte dhe që s’kanë mundësi ta ndjekin.