E mbani mend finalen e Champçions League 2019 ku një femër pothuajse lakuriq vrapoi për disa metra në fushën e lojës? Quhet Kinsey Wolanski, atëherë ishte vetëm 22 vjeç dhe ndoshta nuk do ta kishte besuar që pas 4 viteve do të ishte një pilote e licensuar helikopterësh.
Pasi tërhoqi vëmendjen në sfidën Tottenham-Liverpool të luajtur në Madrid, jeta e bukuroshes bionde mori për mirë dhe sot ajo ka një profesion të denjë për të jetuar në kushte optimale.
Në vitin 2019 ajo e bëri atë gjest për të promovuar faqen virtuale të filmjave me pullë të kuqe në zotërim të të dashurit të saj, Vitaly Zdorovetskiy. Sot Kinsey është një njeri tjetër dhe nuk ka asnjë lidhje atë të 4 vteve më parë.
Në rrjetet sociale ku ajo ka miliona ndjekës, e cilësoi punën për të marrë një licencë helikopteri, si më sfiduesen e jetës së saj. Gjithsesi, ajo nuk ka hequr dorë edhe nga profesioni si influences pasi poston shpesh herë në rrjetete sociale ku ndiqet nga më shumë se 3 milionë njerëz.






