Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“240 ndeshje dhe 70 lojtarë”, Sylvinho: Shpirt dhe zemër, në Poloni për pikë

GSPORT by GSPORT
March 18, 2023
in Aktualitet, Kombëtarja, Kryesore
0
“240 ndeshje dhe 70 lojtarë”, Sylvinho: Shpirt dhe zemër, në Poloni për pikë

Sylvinho shpalli dje listën e lojtarëve të grumbulluar në Kombëtare për ndeshjen ndaj Polonisë. Kuqezinjtë nisin eliminatoret e Euro 2024 në Varshavë përballë Polonisë (27 mars).

Trajneri brazilian do të debutojë në stolin kuqezi. Ai shpreson ta nisë me rezultat pozitiv aventurën si trajneri i Shqipërisë. Gjatë prononcimit për shtypin, ai u shpreh:

“Është nder të jem trajneri i Shqipërisë. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Falënderoj FSHF-në për mundësitë për të parë shumë lojtarë. I kemi ndjekur, i kemi takuar. Është bërë një punë e madhe prej dy muajsh.

Kemi parë rreth 240 ndeshje ku janë aktivizuar lojtarët shqiptarë. Kemi parë rreth 70 lojtarë që janë në xhiron e Kombëtares. Kam takuar shumë lojtarë gjatë gjithë kësaj kohe.

Jam shumë i lumtur edhe për kushtet. Tani jetoj në Tiranë, jam i lumtur për këtë fakt. Patëm një stërvitje edhe me Shqipërinë U17. Jemi gati për ndeshjen me Poloninë.

Po shkojmë drejt një skeme 4-3-3? Mehmeti po bën një rrugëtim të mirë në Champioship. Ai është shumë i aftë teknikisht, një lojtar i fortë dhe në formë të shkëlqyer. Mund të përmirësohet akoma edhe më shumë. Asani është një sallaks, një mesfushor sulmues. Kemi shumë nevojë për një lojtar mëngjarash në fazën sulmuese. Ai ka bërë mirë në Hungari. Sot realizoi tre gola në Korenë e Jugut.

Kemi parë 240 ndeshje dhe më shumë se 70 lojtarë. Po, mund të luajmë me skemën 4-3-3, por edhe 4-2-3-1. Kemi gati tre skema të ndryshme. Do të shohim gjatë këtyre ditëve gjendjen e lojtarëve.

Mihaj, Doka, Çekiçi dhe Roshi mungojnë, pse? Sigurisht që ata mund të jenë pjesë e Kombëtares në të ardhmen. Janë lojtarë të rëndësishëm, janë në fokusin tonë, si Muçi dhe Çekiçi. Ata mund të na ndihmojnë shumë në të ardhmen. Ky është një grumbullim për ndeshjen ndaj Polonisë. Në të ardhmen mund të ftojmë edhe lojtarë të tjerë. Të gjithë janë të rëndësishëm për ne, por këto janë zgjedhjet për këtë ndeshje.

Ka edhe lojtarë si Muçolli. Ai është një sallaks që më pëlqen shumë. Ai na bën punë, do e mbaj në vëzhgim. Kam shkuar në shumë vende për të parë lojtarë. Të dy portierët i kamë takuar.

Berisha dhe Strakosha nuk kanë luajtur me ekipet e tyre. Por ata janë lojtarë të rëndësishëm dhe me eksperiencë. Janë lojtarë të fortë, do shoh nga afër gjendjen e tyre.

Kështu është puna në Kombëtare. Shohim shumë lojtarë, të gjithë janë të rëndësishëm. Të ecim përpara dhe të luftojmë për çdo pikë, në çdo fushë. Vetëm kështu mund të kualifikohemi.

Polonia është e fortë, një Kombëtare e rëndësishme. Ata janë mësuar të luajnë në Kupa Bote apo Europian. Kemi shtatë ditë për t’u përgatitur, të ikim atje me shumë dëshirë.

Të luajmë me shpirt dhe zemër, pavarësisht taktikës apo teknikës së lojtarëve. Do të luftojmë në Poloni për të marrë pikë. Ne do të luajmë shanset tonë në këtë sfidë.

Letër motivuese lojtarëve si De Biasi? Më pëlqen një gjë e tillë. Futbolli është i bukur, është e rëndësishme të kemi lojtarë që japin zemrën dhe shpirtin në fushë. Teknologjia ka avancuar. Do e bëjmë një gjë të ngjashme, kam përgatitur diçka për të motivuar më shumë lojtarët.

Jemi këtu pas dy muajsh gjatë së cilave kemi parë shumë ndeshje. Karakteristikat e lojtarëve bëhen më të dallueshme, por po presim stërvitjet për t’i parë lojtarët nga afër. Mezi presim stërvitjen e parë të së hënës. Aty do të kuptojmë më shumë gjëra.

Të gjithë lojtarët duhet të ndihen të rëndësishëm me ne. Ka një ndryshim të madh me periudhën kur erdha në Shqipëri. Është bërë punë e madhe, tani i kemi idetë më të qarta. Do njihemi gradualisht të gjithë lojtarët.

Kombëtarja është një specifikë tjetër, mungesat do të na kushtëzojnë. Por nuk dua të qahem, nga mungesat apo problematikat. Do të kemi nga 3-4 lojtarë për çdo pozicion. Rëndësi ka që të nisim nga puna, dhe të punojmë sa më shumë.

Portierët me zero minuta? Po flasim për dy portierë të rëndësishëm. Ata kanë bërë një rrugëtim të gjatë në Kombëtare. Kemi edhe lojtarë të tjerë me pak minuta. Duhet t’i vlerësojmë të gjithë, jo vetëm aspektin e minutave.

Unë mendoj se është e drejtë që të gjithë ata që janë në gjendje të jenë pjesë e Kombëtares, të jenë këtu me ne. Pastaj është edhe pjesë e dytë. Ne do i vlerësojmë të gjithë. Ka lojtarë që janë shumë të rëndësishëm, tani presim se çfarë do të tregojnë në fushë. Kjo nis prej së hënës. Më pas do të nisim menaxhimin e tyre.

Previous Post

“Përmbyllet me sukses faza e parë”, Rama jep njoftimin për 3 stadiumet e reja

Next Post

Sulmuesi përjashtohet nga Argjentina për shkak të magjisë së zezë. Ja çfarë ndodhi

GSPORT

GSPORT

Next Post
Sulmuesi përjashtohet nga Argjentina për shkak të magjisë së zezë. Ja çfarë ndodhi

Sulmuesi përjashtohet nga Argjentina për shkak të magjisë së zezë. Ja çfarë ndodhi

Lajmet e fundit

Euro 2024, Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

Euro 2024, Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

March 26, 2023
Prag Polonia, Silvinjo dhe Cikalleshi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Prag Polonia, Silvinjo dhe Cikalleshi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

March 26, 2023
Armando Duka e shëndërron delegacionin e Kombëtares në qesharak, merr për “mbështetje” Ervin Salianjin

Armando Duka e shëndërron delegacionin e Kombëtares në qesharak, merr për “mbështetje” Ervin Salianjin

March 26, 2023
“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

March 26, 2023
Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

March 26, 2023
Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

March 25, 2023
FOTOT: Pushtoi finalen e Champions të vitit 2019, ja se çfarë bën sot biondja amerikane 

FOTOT: Pushtoi finalen e Champions të vitit 2019, ja se çfarë bën sot biondja amerikane 

March 25, 2023
Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

March 25, 2023
Poloni – Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

Poloni – Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

March 25, 2023
“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

March 25, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.