Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tifoz i Interit, mik i Putinit dhe poliglot: Njihuni me Xhani Infantinon

GSPORT by GSPORT
March 17, 2023
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0
Tifoz i Interit, mik i Putinit dhe poliglot: Njihuni me Xhani Infantinon

Në kongresin e fundit të FIFA-s të mbajtur në Ruanda, Xhani Infantino është zgjedhur edhe për katër vite të tjera në krye të qeverisë botërore të futbollit.

Në një garë pa kundërshtarë, zviceranit i është besuar të drejtojë futbollin botëror, ndonëse kritikat për drejtimin që ai ka bërë në mandatin që mbylli kanë qenë jo të pakta. Portali gjerman “Sport.de” i ka bërë një analizë figurës së Infantinos, ku zbulon disa aspekte të jetës së tij private, duke përfshirë edhe familjen.

FAMILJAR – Xhani Infantino është martuar me libanezen Lena Al-Ashqar. Njohja e tij me bashkëshorten aktuale ka ndodhur në vitin 2000, kur Al-Ashqar punonte si sekretare në Federatën Libaneze të Futbollit. Çifti ka katër fëmijë. Fëmijët jetojnë në Katar me gjyshërit.

POLIGLOT – Si president i FIFA-s, ai është shpesh larg shtëpisë dhe gjithnjë në lëvizje në kontakt të përditshëm me kultura e vende të ndryshme. Babai i katër vajzave flet shtatë gjuhë të ndryshme: gjermanisht, anglisht, italisht, spanjisht, arabisht, frëngjisht dhe portugalisht.

TIFOZ I INTERIT – Edhe pse ka lindur në Zvicër, prindërit e Xhani Infantinos janë të dy nga Italia. Ndaj ka zgjedhur Serinë A, ku klubi i tij i preferuar vjen nga Milano. “Zemra” e avokatit rreh për Interin.

BULLIZMI NË FËMIJËRI – Pasuria e tij thuhet se është rreth 20 milionë euro, kjo është një nga arsyet pse Infantino ka mbërritur në “elitën” e shoqërisë. Por rrugëtimi deri në majë ka qenë plot penge sa e sakrifica, sipas vetë atij. Zvicerani ka deklaruar se ka luftuar me bullizmin në fëmijërinë e tij, deklaratë që e bëri hapur në ceremoninë e hapjes së kampionatit botëror në Katar, duke krijuar dhe jo pak keqkuptime.

INFANTINO DHE PUTINI – Infantino vlerësohet nga shumë krerë shtetesh – veçanërisht nga shoqatat më të vogla, të cilat ai i mbështet financiarisht – por veçanërisht nga Vladimir Putin. Njohja e presidentit rus shkon aq larg sa ai i dha shefit të FIFA-s “Urdhrin e Miqësisë” në vitin 2019 si falënderim për suksesin në Botërorin “Rusi 2018”.

GATI AMATOR – Avokati zviceran që drejton qeverinë botërore të futbollit ka dhe një të kaluar si futbollist aktiv. Në rininë e tij ka luajtur për klubin zviceran të Kategorisë së Pestë “FC Folgore”, pa ndonjë sukses për t’u theksuar. Pas studimeve në Fraiburg, Infantino u përqendrua plotësisht në punën zyrtare dhe tani është në krye të botës së futbollit dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për 4 vitet në vijim.

Previous Post

“Prisja më shumë nga Xhuliano”! Trajneri i Metz-it kritikon Skukën: Duhet të mësojë si merret pishtari nga stoli

Next Post

Sylvinho shpall listën e Kombëtares për ndeshjen ndaj Polonisë, ja emrat e rinj që janë afruar

GSPORT

Lajmet e fundit

Euro 2024, Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

Euro 2024, Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

March 26, 2023
Prag Polonia, Silvinjo dhe Cikalleshi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Prag Polonia, Silvinjo dhe Cikalleshi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

March 26, 2023
Armando Duka e shëndërron delegacionin e Kombëtares në qesharak, merr për “mbështetje” Ervin Salianjin

Armando Duka e shëndërron delegacionin e Kombëtares në qesharak, merr për “mbështetje” Ervin Salianjin

March 26, 2023
“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

March 26, 2023
Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

March 26, 2023
Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

March 25, 2023
FOTOT: Pushtoi finalen e Champions të vitit 2019, ja se çfarë bën sot biondja amerikane 

FOTOT: Pushtoi finalen e Champions të vitit 2019, ja se çfarë bën sot biondja amerikane 

March 25, 2023
Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

March 25, 2023
Poloni – Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

Poloni – Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

March 25, 2023
“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

March 25, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.