Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Maradona nuk preket!”: Mesazhi i Camorra që terrorizoi e “i ndryshoi mendje” ultrasve të Eintracht

GSPORT by GSPORT
March 16, 2023
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0
“Maradona nuk preket!”: Mesazhi i Camorra që terrorizoi e “i ndryshoi mendje” ultrasve të Eintracht

Napoli e mbylli ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurt me rezultatin 3-0 falë dygolëshit të Osimhen dhe golit me penallti të Zielinskit. Skuadra e teknikut Spalletti konfirmoi atë që tregoi që në ndeshjen e parë në Gjermani, kur përfundoi 0-2. Fatkeqësisht, dje u evidentua më shumë për ngjarjet e kronikës së zezë se për atë sportive. Por më të keqen e evitoi… Camorra.

Tifozët e Eintracht bënë kërdinë në qytet, duke u përplasur me policinë. Fatmirësisht nuk pati viktima, por nga përplasjet u plagosën 6 agjentë. Numri i të arrestuarve u ngjit në 8 (5 ultras napolitan dhe 3 gjermanë). Dëmi, nga ana tjetër, është shumë më i madh. Një makinë policie e djegur, bare dhe restorante të shkatërruara, shtatë autobusë të dëmtuar me një shofer të plagosur lehtë në sy nga copa xhami. Nga ana tjetër, muralesi kushtuar Maradonës në lagjet spanjolle mbeti i padëmtuar. Fillimisht synimi i ultrasve të Eintracht ishte ta prishnin atë, por ndryshuan mendje pasi morën një mesazh nga Camorra.

MESAZHI I CAMORRA PËR TIFOZËT E EINTRACHT

Ditën e djeshme u shkrua një faqe e keqe sportive dhe u realizuan të gjitha frikërat e vigjiljes. Nga ana tjetër, Digos kishte përgjuar mesazhet kërcënuese që kishin shkëmbyer dy tifozeritë. Ministri i Brendshëm kishte ndaluar fillimisht shitjen e biletave në sektorin mik. Më pas TAR i Kampanias kishte përmbysur gjithçka, duke i dhënë arsye klubit gjerman. Kështu u hap shitja e lirë edhe për sektorin mik. Në fund, Prefektura u përpoq ta rregullonte duke penguar shitjen për banorët e Frankfurtit. Por kjo nuk i pengoi ultrasit e Eintracht të zbarkonin masivisht në Napoli.

Një nga objektivat e gjermanëve ishin muralet e Diego Maradonas në lagjet spanjolle. Por ata ndryshuan mendje kur morën mesazhin nga Camorra. “Për më tepër, sipas asaj që doli, “Landsknechts”, siç janë riemërtuar tifozët e Eintracht, kishin një objektiv të saktë: të goditnin “shenjtorin” e Maradonës në lagjet spanjolle – shkruan gazeta La Stampa -. Alarmi ishte shfaqur tashmë në biseda që në orët e para të mëngjesit. E sipas asaj që pëshpëritej rrugicave, Camorra, që ka shumë ‘të infiltruar’ në sektorët ultras, kishte bërë të ditur se dëmtimi i mualesit nuk do të lejohej”.

Previous Post

FOTOT/ Dikur milte lopën, tani flitet për një lidhje me Neymar, si ia ndryshoi jetën Botërori bukuroshes nga Rumania

Next Post

FOTOT: Me bikini dhe e shtrirë buzë detit, Ivana Knoll rikujton pushimet në mënyrë provokuese

GSPORT

Lajmet e fundit

Euro 2024, Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

Euro 2024, Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

March 26, 2023
Prag Polonia, Silvinjo dhe Cikalleshi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Prag Polonia, Silvinjo dhe Cikalleshi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

March 26, 2023
Armando Duka e shëndërron delegacionin e Kombëtares në qesharak, merr për “mbështetje” Ervin Salianjin

Armando Duka e shëndërron delegacionin e Kombëtares në qesharak, merr për “mbështetje” Ervin Salianjin

March 26, 2023
“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

March 26, 2023
Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

March 26, 2023
Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

March 25, 2023
FOTOT: Pushtoi finalen e Champions të vitit 2019, ja se çfarë bën sot biondja amerikane 

FOTOT: Pushtoi finalen e Champions të vitit 2019, ja se çfarë bën sot biondja amerikane 

March 25, 2023
Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

March 25, 2023
Poloni – Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

Poloni – Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

March 25, 2023
“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

March 25, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.