Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Duka: Eksperienca si anëtar i KE-së në UEFA dhe arsyet pse vendosa të rikandidoj

GSPORT by GSPORT
February 22, 2023
in Aktualitet, FSHF, Kryesore
0
Duka: Eksperienca si anëtar i KE-së në UEFA dhe arsyet pse vendosa të rikandidoj

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka dhënë një intervistë televizive ku ka folur në lidhje me eksperiencën e tij 4-vjeçare si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe me sfidat që është përballur në këtë mandat të parë në organin më të rëndësishëm të qeverisjes së futbollit eurpopian.

Gjithashtu, numri një i FSHF-së ka shpjeguar edhe për arsyet drejt rikandidimit për një mandat të dytë në KE-në e UEFA-s, me zgjedhjet që do të mbahen në Kongresin e 47-të të zakonshëm të UEFA-s, i caktuar për t’u zhvilluar në Lisbonë, Portugali, më datën 5 prill 2023.

Përveç kësaj, Presidenti Duka ka analizuar edhe sfidën e ardhshme të Kombëtares shqiptare që po përgatitet për eliminatoret e Kampionatit Europian 2024 me një trajner të ri në stol dhe pritshmëritë që ai ka nga Silvinjo dhe stafi i tij.

Presidentit të FSHF-së, Duka u shpreh se të qenit anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s është një eksperiencë e re për mua, një eksperiencë ndryshe. Është edhe një ngarkesë, sidomos duke pasur parasysh që 4 vite nuk kanë qenë 4 vite të zakonshme, por kanë pasur veçoritë e veta. Ka pasur ngjarje të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh pandeminë dhe jemi detyruar që shumë nga vendimet të merren online sesa me takime dhe diskutime fizike. Më pas, lufta në Ukrainë. Gjithsesi, vendimet e marra gjatë kësaj periudhe kanë qenë shumë të rëndësishme dhe të vështira për futbollin europian në përgjithësi.

“Nëse do kemi parasysh Protokollin e Rikthimit në Lojë përgjatë pandemisë. Ishim e vetmja organizatë në botë që përfunduam të gjitha aktivitetet sportive. U rikthyem më shpejt në lojë, protokollet e miratuara, respektimet e tyre. Pastaj, vendimet për organizimin e aktiviteteve sportive në Ukrainë, apo ndërprerjen e tyre në Rusi. Në të njëjtën kohë, edhe zhvillimi i Kampionatit Europian ‘EURO 2020’, që u zhvillua në 2021, me veçoritë e veta. Ka qenë një eksperiencë e bukur, e veçantë, por jo në tablonë e një aktiviteti normal. Duke pasur parasysh këtë lloj eksperience, e gërshetuar edhe me eksperiencën e drejtimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së më ka propozuar përsëri për të qenë kandidat për një mandat të dytë 4-vjeçar në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s”, tha ai.

Në vijim, Duka u shpreh se UEFA është një organizatë e tillë që nuk do të ndryshojë strategjitë apo politikat e saj.

“Është një organizatë solide që funksionon me procedura dhe rregulla shumë strikte dhe kontributi i Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit aty është për zhvillimin e futbollit europian në përgjithësi. Për ato politika dhe strategji që duhet të ndjekë, vendimet që merren aty për futbollin europian, për futbollin e fëmijëve në të gjithë Europën, ku bëjmë pjesë dhe ne. Organizata vetë ka në parimet apo në themelet e saj solidaritetin dhe fair-play-n, kështu që pa dyshim edhe Shqipëria ka përfitimet e saj. Dhe për të mos thënë që disa vende si Shqipëria e kanë të vështirë jo vetëm zhvillimin e futbollit, por edhe mbijetesën nëse nuk do të ishin anëtarë të UEFA-s”, tha ai.

Duka theksoi se “tashmë, kandidaturat janë zyrtarizuar. Janë kontrolluar edhe nga Komitetet e domosdoshme për t’u quajtur të ligjshme, të rregullta dhe etike. Janë 11 kandidatura nga 11 vende të Europës për 7 vende në Komitetin Ekzekutiv”.

“Të 11-të janë drejtues Federatash të mëdha, të mesme e të vogla, me një të kaluar shumë të mirë, si edhe me eksperiencë. Nuk mund të them se kush janë favoritë, por varet se cilët do të mbështesin më shumë 55 Federatat anëtare të UEFA-s. Pa dyshim që gjatë 4- vjeçarit, disponibiliteti, kontributi dhe angazhimi im në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s ka qenë 100%. Besoj se kjo do të vlerësohet me një notë pozitive nga 55 vendet anëtare”, tha Duka.

Previous Post

E papritura me Taulant Xhakën te Bazeli, klubi preu në besë mesfushorin. Nuk e duan më as si trajner!

Next Post

Fenerbahçe përjashton futbollistin me origjinë shqiptare: Krejtësisht i padisiplinuar!

GSPORT

GSPORT

Next Post
Fenerbahçe përjashton futbollistin me origjinë shqiptare: Krejtësisht i padisiplinuar!

Fenerbahçe përjashton futbollistin me origjinë shqiptare: Krejtësisht i padisiplinuar!

Lajmet e fundit

Euro 2024, Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

Euro 2024, Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

March 26, 2023
Prag Polonia, Silvinjo dhe Cikalleshi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Prag Polonia, Silvinjo dhe Cikalleshi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

March 26, 2023
Armando Duka e shëndërron delegacionin e Kombëtares në qesharak, merr për “mbështetje” Ervin Salianjin

Armando Duka e shëndërron delegacionin e Kombëtares në qesharak, merr për “mbështetje” Ervin Salianjin

March 26, 2023
“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

March 26, 2023
Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

March 26, 2023
Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

March 25, 2023
FOTOT: Pushtoi finalen e Champions të vitit 2019, ja se çfarë bën sot biondja amerikane 

FOTOT: Pushtoi finalen e Champions të vitit 2019, ja se çfarë bën sot biondja amerikane 

March 25, 2023
Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

March 25, 2023
Poloni – Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

Poloni – Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

March 25, 2023
“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

March 25, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.