Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kupa e Shqipërisë: Ja çiftet çerekfinaliste dhe datat kur do të luhen ndeshjet

GSPORT by GSPORT
February 3, 2023
in Aktualitet, Kryesore, Kupa Shqipërisë
0
Kupa e Shqipërisë: Ja çiftet çerekfinaliste dhe datat kur do të luhen ndeshjet

Janë mbyllur 8 ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16-ave të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan edhe 8 skuadrat çerekfinaliste të këtij edicioni. Këto 8 ndeshje u zhvilluan të ndara në dy ditë, të enjten dhe të premten, teksa takimi që uli siparin e kësaj faze ishte Teuta-Erzeni. Partizani, Kukësi, Laçi, Tirana, Kastrioti, Egnatia, Vllaznia e Erzeni janë 8 ekipet që do të vazhdojnë garën për të fituar trofeun e rëndësishëm.

Në ndeshjet e ditës së enjte, Partizani siguroi fitoren e radhës në këtë kompeticion, pasi triumfoi me shifrat 3-0 kundër Korabit. Për kryeqytetasit shënuan Sota, Silva dhe Hoti, teksa rezultati i përgjithshëm i kësaj ndeshjeje është 6-1.

Edhe Kukësi kaloi pa vështirësi për në fazën tjetër, teksa triumfoi me rezultatin 5-0 kundër Apolonisë. Për verilindorët realizuan Peposhi, Barbosa, Domi (2) dhe Barisha, duke vulosur kështu kualifikimin për në çerekfinale.

Sakaq, Laçi fitoi edhe ndeshjen e dytë në këtë kompeticion kundër Tomorrit. Biba e Myrta i dhanë fitoren bardhezinjve, teksa Lamçe realizoi të vetmin gol për beratasit. Sfida u mbyll me shifrat 2-1, teksa rezultati i përgjithshëm i takimit është 5-2, pasi laçjanët kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 3-1.

Në ndeshjen e kthimit, Tirana mposhti me rezultatin minimal 1-0 Lushnjen, ku vendosi goli i Regi Lushkjes. Kryeqytetasit u kualifikuan për në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 4-0.

Kastrioti është ekipi tjetër çerekfinalist i këtij kompeticioni. Krutanët u ndalën në barazimin pa gola në takimin e së enjtes ndaj Dinamos, teksa kanë triumfuar në takimin e parë me shifrat 3-1.

Në takimin Skënderbeu-Egnatia, ishin rrogozhinasit ata të cilët buzëqeshën në fund të ndeshjes. Kjo përballje u mbyll me shifrat 1-1, por Egnatia siguroi kualifikimin për në çerekfinale falë ndeshjes së parë që e kanë fituar me rezultatin 1-0.

Ndërkaq, në ndeshjet e kësaj të premteje, Vllaznia siguroi biletën për në fazën tjetër në ndeshjen kundër Bylisit. Shkodranët u ndalën në barazimin 1-1 në këtë takim të dytë, teksa kanë fituar sfidën e parë me shifrat 2-0. Teuta-Erzeni mbylli dhe fazën e 1/16 me ndeshjen e luajtur në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”, me durrsakët që siguruan kualifikimin për në fazën çerekfinale ku do të përballen me Kukësi.

Tirana-Lushnja (4-0)

Partizani-Korabi (6-3)

Kastrioti-Dinamo (3-1)

Egnatia-Skënderbeu (2-1)

Kukësi-Apolonia (5-0)

Laçi-Tomori (5-2)

Vllaznia – Laçi (3-1)

Teuta – Erzeni ( 1-0 )

Sakaq, sipas skemës së përcaktuar nga Departamenti i Garave në FSHF, çiftet çerekfinaliste janë si më poshtë:

Kastrioti – Tirana

Vllaznia – Partizani

Egnatia – Laçi

Teuta – Kukësi

Takimet e para të fazës çerekfinale do të luhen më 1 mars, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 15 mars.

Previous Post

Kupa e Shqipërisë: Kualifikohen edhe Teuta me Vllazninë

Next Post

Shqipëria me një Autopark, shpallet kompania fituese

GSPORT

GSPORT

Next Post
Shqipëria me një Autopark, shpallet kompania fituese

Shqipëria me një Autopark, shpallet kompania fituese

Lajmet e fundit

Euro 2024, Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

Euro 2024, Kombëtarja e plotë në Varshavë, gjithçka gati për duelin e parë me Poloninë

March 26, 2023
Prag Polonia, Silvinjo dhe Cikalleshi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

Prag Polonia, Silvinjo dhe Cikalleshi: Rruga nuk është e lehtë por objektivi ynë është kualifikimi!

March 26, 2023
Armando Duka e shëndërron delegacionin e Kombëtares në qesharak, merr për “mbështetje” Ervin Salianjin

Armando Duka e shëndërron delegacionin e Kombëtares në qesharak, merr për “mbështetje” Ervin Salianjin

March 26, 2023
“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

“Disa lojtarë abuzuan në kohën e Rejës”, gazetari njohur: Nuk të lejohet që të mos djersitësh fanellën e Shqipërisë vetëm se vjen nga Chelsea

March 26, 2023
Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

Trajneri i Polonisë tregon kush është i zoti i shtëpisë: Shqipëri, të respektoj shumë, por këtu jemi ne

March 26, 2023
Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

Kosova del me pikë nga Izraeli, Rashica humet rastin e artë të fitores

March 25, 2023
FOTOT: Pushtoi finalen e Champions të vitit 2019, ja se çfarë bën sot biondja amerikane 

FOTOT: Pushtoi finalen e Champions të vitit 2019, ja se çfarë bën sot biondja amerikane 

March 25, 2023
Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

Gafa e FSHF! Tjetërson emrin e stadiumit kombëtar nga ‘Air Albania’ e shkruan ‘Aer Albenia’

March 25, 2023
Poloni – Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

Poloni – Shqipëri, legjenda Boniek: Duhet karakter dhe b*le për të mundur shqiptarët

March 25, 2023
“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

“Pa zemërim ndaj Shqipërisë”, Fernando Santos flet pas katastrofës polake në debutim: Përgjegjësia është e imja

March 25, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.