Kukësi ka arritur të marrë një fitore të madhe, duke mundur Tiranën me rezultatin e pastër 2-0.
Për verilindorët shënoi Johnson në pjesën e parë, dhe golin vendimtar e finalizoi Bytyçi.
Me këtë fitore verilindorët dalin momentalisht nga zona e ftohtë e “Abissnet Superiore”.
Nga ana tjetër kryeqytetasit njihen sot me humbjen e parë të vitit 2023 dhe lëkundin vendin e parë të kampionatit.
Bylisi fiton 1-0 derbin e mbijetesës përballë Kastriotit dhe merr një trepikësh të artë që e ngjit në kuotën e 23 pikëve në tabelën e klasifikimit.
Një gol i Doi në minutën e 75-të ka vulosur fatin e kësaj sfide.
Ballshiotët marrin fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Shensoi dhe për momentin dalin jashtë zonës që të çon në kategorinë inferiore.
Komplikohet situata për skuadrën krutane që pas kësaj disfate mbetet e vetme në fundit e renditjes në kuotën e 19 pikëve.