Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Opinion

Xhuliano Skuka, modeli i vuajtjes dhe i biznesit

GSPORT by GSPORT
January 24, 2023
in Opinion
0
Xhuliano Skuka, modeli i vuajtjes dhe i biznesit

Nga Gjergji Stefa

Skuka, Një histori emocionale dhe një transaksion fantastik. Komplimenta Partizanit dhe ndërmjetësit Qormemeti

Kur Xhuliano Skuka si emigrant vendosi të kalonte malin 10 vite më parë dhe të shkonte në Metz të Francës – kush e mendonte që ironia e fatit do t’i dhuronte sërish kontratën e jetës – nuk e kish menduar që aftësitë e talenti i tij duhet të kalonin përmes një kalvari vuajtës për të arritur atë që gjithnjë kish ëndërruar. Një kontratë milionerësh në një kampionat si ai francez.

Historinë tani e dinë të gjithë. Qëndroi disa vite si azilant, luajti futboll amator, shkoi në Amerikë, u kthye në Dibër, provoi fatin me Dinamon e shkëlqeu me Partizanin. Pak a shumë historitë e futbollistëve që lindin në dyer të varfra dhe bëhen deri diku të mëdhenj janë pak a shumë njësoj.

Kalojnë mes vuajtjes, sakrificës dhe sigurisht dhe fatit. Futbolli ka qenë gjithnjë sporti i atyre që nuk kanë asgjë përveç këmbëve dhe topit. Kush ka duruar më shumë, ka fituar më shumë. Deri këtu të ngjan një ngjarje e bukur për t’u treguar dhe logjike për t’u besuar.

Ajo çka e ka bërë këtë ngjarje interesante për u rrëfyer në disa dimensione nuk është vetëm Xhuliano. Ky i fundit nëse e ka kokën po aq të fortë sa këmbët me siguri milionat do t’i shtojë, do t’i shërbejë vetes dhe do Zoti dhe ekipit tonë kombëtar.

Skuka, transferimi më i shtrenjtë në historinë e Superiores

Shifra 1.4 milionë euro duke qenë transferta më e lartë në Shqipëri është një tregues i qartë i faktit që në biznesin e futbollit vuajtja nuk mjafton. Duhet ndërhyrë me klubin dhe negociatën. Në këtë kënd vështrim Partizani besoi më shumë se kushdo janarin e shkuar te ky futbollist dhe pasi pati aftësinë që ta merrte në parametra zero i krijoi klimën e duhur taktike dhe psikologjike për t’i dhënë mundësinë e një shpërthimi të jashtëzakonshëm, gola të rëndësishëm, grumbullim madje dhe gol me kombëtaren. Partizani e bëri punën e tij ashtu si duhet.
 
Transferimi në Metz kishte njëherazi dhe një element shumë të rëndësishëm. Forcën e negociatës. Duke qënë se Skuka ka pasaportë franceze mundësitë për të në tregun e futbollit perëndimor janë më të larta duke ditur rregullat e prezencës për ekstra komunitarët. Këtu loja e ndërjmetësit ka marë vlera të larta.

Superagjenti Qormemeti dhe Partizani kanë tentuar deri në fund ti marrin maksimumin kësaj historie dhe rezultoi një sukses absolut. Mesazhet janë të qarta. Biznesi i futbollit sigurisht që kalon nëpërmjet vuajtjeve të shumë lojtarëve të cilët kanë duruar për të gjetur mundësitë e tyre megjithëse janë lindur e rritur në varfëri, por që e gjitha kjo të shndërrohet në para mjaftueshëm për të tërë duhet që klubet të trajtojnë lojtarët si duhet e negociatat të luhen për all-in. Suksese Skukës, urime Partizanit e Qormemetit.

Previous Post

Historia e Muriqit: Perez admiron lojën e tij dhe e sheh si pasuesin e Benzema, tifozët e presin me pije

Next Post

VIDEO/ “Mbylle gojën” – Publikohen pamjet e zënkës mes Shakirës dhe mamasë së Pikesë

GSPORT

GSPORT

Next Post
VIDEO/ “Mbylle gojën” – Publikohen pamjet e zënkës mes Shakirës dhe mamasë së Pikesë

VIDEO/ “Mbylle gojën” – Publikohen pamjet e zënkës mes Shakirës dhe mamasë së Pikesë

Lajmet e fundit

“Do ju sjell një autobus me ku*va”, Berluskoni zbulon pasojat e premtimit për lojtarët e Monzës: Më kërkojnë që…

“Do ju sjell një autobus me ku*va”, Berluskoni zbulon pasojat e premtimit për lojtarët e Monzës: Më kërkojnë që…

January 29, 2023
ZYRTARE: Partizani prezanton zëvëndësuesin e Skukës, Christian MBA është i kuq

ZYRTARE: Partizani prezanton zëvëndësuesin e Skukës, Christian MBA është i kuq

January 29, 2023
Festë në Kukës, Verilindorët triumfojnë ndaj Tiranës. Bylis fiton derbin e mbijetesës me Kastriotin

Festë në Kukës, Verilindorët triumfojnë ndaj Tiranës. Bylis fiton derbin e mbijetesës me Kastriotin

January 29, 2023
Milan “i shpërfytyruar” para tifozëve të tij, turpërohet nga Sassuolo

Milan “i shpërfytyruar” para tifozëve të tij, turpërohet nga Sassuolo

January 29, 2023
FOTOT: Georgina heq shaminë dhe feston ditëlindjen e saj të parë në Arabinë Saudite me një dekolte shpërthyese

FOTOT: Georgina heq shaminë dhe feston ditëlindjen e saj të parë në Arabinë Saudite me një dekolte shpërthyese

January 29, 2023
FOTOT: “Uanda e ka tradhtuar me Keita Balden”, shpërthen Ikardi: Senegalezi i nis foto private

FOTOT: “Uanda e ka tradhtuar me Keita Balden”, shpërthen Ikardi: Senegalezi i nis foto private

January 28, 2023
VIDEO/ Gola spektakolarë nga Uzuni, bomberi i La Liga 2 vazhdon të tundë rrjetën në Spanjë

VIDEO/ Gola spektakolarë nga Uzuni, bomberi i La Liga 2 vazhdon të tundë rrjetën në Spanjë

January 28, 2023
Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të flasë, Juventus dridhet tani

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të flasë, Juventus dridhet tani

January 28, 2023
Sylvinho: Bukur kur sheh njerëz që jetojnë me futbollin, të gjithë bashkë për objektivin

Sylvinho: Bukur kur sheh njerëz që jetojnë me futbollin, të gjithë bashkë për objektivin

January 28, 2023
Endri Çekiçi, drejt transferimit në La Liga

Endri Çekiçi, drejt transferimit në La Liga

January 28, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.