Ndarja mes Shakirës dhe ish-futbollistit Xherard Pike u karakterizua me mosmarrëveshje dhe polemika, lidhur edhe me kujdestarinë e dy fëmijëve të tyre.
Pas raportimeve se Shakira është keqtrajtuar nga mamaja e Pikesë, Montserrat Bernabeu, teksa së fundmi, është publikuar një video që tregon një zënkë mes të dyjave.
Nga pamjet, shihet sesi Bernabeu konfliktohet me Shakirën dhe me anë të gjesteve, i kërkon që të mbyllë gojën.
Shakira dhe Xherard njoftuan ndarjen e tyre pas 11 vitesh së bashku në qershor të vitit 2022.
Ish-çifti kanë së bashku dy djem, Milan dhe Sasha. Që nga ndarja, Xherard është parë disa herë me dashurinë e tij të re Clara.