Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Organizimi i tifozëve argjentinas ishte marramendës”, Bulku tregon atmosferën nga Katari: Bënin shaka edhe me tifozët e Arabisë

GSPORT by GSPORT
November 26, 2022
in Aktualitet, Kryesore
0
“Organizimi i tifozëve argjentinas ishte marramendës”, Bulku tregon atmosferën nga Katari: Bënin shaka edhe me tifozët e Arabisë

Indrit Bulku ka treguar mënyrën se si po përjetohet Kampionati Botëror në Doha. Pedagogu në Universitetin e Katarit ka thënë për emisionin “Botërori Katar 2022” se tifozët argjentinas kishin organizuar një festë madhështore që zgjati për disa orë. Madje kanë pasur pranë edhe tifozë nga Arabia Saudite, me të cilët kanë shkëmbyer batuta për atë ndeshje të pak ditëve më parë. Bulku ka hedhur poshtë lajmet se Katari ka paguar shtetas të tjerë për të mbushur stadiumit, si dhe tregon se nuk ka probleme në lidhje me veshjen e grave.

“Isha në qendër të Dohës dhe ishte një festë madhështore. Tifozët argjentinas më duket se e kishin pushtuar Dohan. Ishte interesante, se përveçse zgjati për më shumë se 3-4 orë, kishte edhe ndërthurje të tifozëve të tjerë, kryesisht të Arabisë Saudite. Madje ata bënin edhe shaka me njëri-tjetrin, për shkak të humbjes së Argjentinës. Katari ka dhënë 5 javë pushime për Kampionatin Botëror.

Jepen bileta falas për të mbushur stadiumin? Nuk mendoj se është e vërtetë. Nëse ishte për të marrë bileta, mund të merrja. Jam munduar shumë të marr bileta këtu dhe mund të na i jepnin ne. Këtu ka shumë popullsi të huaj dhe mund të na i jepnin ne dhe nuk kishin përse t’ja jepnin pakistanezëve. Pashë sot organizimin e tifozëve të Argjentinës dhe e krahasoja me ata të Tunizisë ose të Arabisë Saudite. Organizimi i tifozëve të Argjentinës ishte marramendës. Ishte diçka madhështore që unë e lidha thjesht me traditën.

Në ndeshjet që kam ndjekur nuk ka pasur probleme të tilla. Edhe tifozët në rrugë janë krahë për krahë me gra të mbuluara dhe nuk kanë pasur asnjë lloj problemi. Gratë mund të vishen si të kenë dëshirë. E shpenzoj shumicën e kohës jashtë. Kam 12 vite që jetoj në Katar dhe është një nga vendet më tolerante të botës arabe. Në rrugë ka edhe femra që veshin minifund. Nuk kam dëgjuar asnjë rast.

Në një ndeshje ku unë kam qenë nuk ka asnjë problem. Këtu ka edhe disko, ka plazhe, mund të shkosh kudo. Mendoj se është politike. Këtë opinion e ndajnë edhe britanikët që kemi në Universitet. Ata janë të pakënaqur me mënyrën se si është paraqitur situata. Mund të them që njerëzit janë të gëzuar dhe po gjejnë një gjë ekzotike“, ka thënë Indrit Bulku.

Previous Post

Klasifikimi i veçantë: Fenerbahce, skuadra me më shumë gola në Katar

Next Post

VIDEO/ Moderatorja e emisionit tregon si do të festonte po të shënonte në Botëror

GSPORT

GSPORT

Next Post
VIDEO/ Moderatorja e emisionit tregon si do të festonte po të shënonte në Botëror

VIDEO/ Moderatorja e emisionit tregon si do të festonte po të shënonte në Botëror

Please login to join discussion

Lajmet e fundit

“Do ju sjell një autobus me ku*va”, Berluskoni zbulon pasojat e premtimit për lojtarët e Monzës: Më kërkojnë që…

“Do ju sjell një autobus me ku*va”, Berluskoni zbulon pasojat e premtimit për lojtarët e Monzës: Më kërkojnë që…

January 29, 2023
ZYRTARE: Partizani prezanton zëvëndësuesin e Skukës, Christian MBA është i kuq

ZYRTARE: Partizani prezanton zëvëndësuesin e Skukës, Christian MBA është i kuq

January 29, 2023
Festë në Kukës, Verilindorët triumfojnë ndaj Tiranës. Bylis fiton derbin e mbijetesës me Kastriotin

Festë në Kukës, Verilindorët triumfojnë ndaj Tiranës. Bylis fiton derbin e mbijetesës me Kastriotin

January 29, 2023
Milan “i shpërfytyruar” para tifozëve të tij, turpërohet nga Sassuolo

Milan “i shpërfytyruar” para tifozëve të tij, turpërohet nga Sassuolo

January 29, 2023
FOTOT: Georgina heq shaminë dhe feston ditëlindjen e saj të parë në Arabinë Saudite me një dekolte shpërthyese

FOTOT: Georgina heq shaminë dhe feston ditëlindjen e saj të parë në Arabinë Saudite me një dekolte shpërthyese

January 29, 2023
FOTOT: “Uanda e ka tradhtuar me Keita Balden”, shpërthen Ikardi: Senegalezi i nis foto private

FOTOT: “Uanda e ka tradhtuar me Keita Balden”, shpërthen Ikardi: Senegalezi i nis foto private

January 28, 2023
VIDEO/ Gola spektakolarë nga Uzuni, bomberi i La Liga 2 vazhdon të tundë rrjetën në Spanjë

VIDEO/ Gola spektakolarë nga Uzuni, bomberi i La Liga 2 vazhdon të tundë rrjetën në Spanjë

January 28, 2023
Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të flasë, Juventus dridhet tani

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të flasë, Juventus dridhet tani

January 28, 2023
Sylvinho: Bukur kur sheh njerëz që jetojnë me futbollin, të gjithë bashkë për objektivin

Sylvinho: Bukur kur sheh njerëz që jetojnë me futbollin, të gjithë bashkë për objektivin

January 28, 2023
Endri Çekiçi, drejt transferimit në La Liga

Endri Çekiçi, drejt transferimit në La Liga

January 28, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.