Ivan Gvozdenoviç është trajneri i ri i Skënderbeut.
Ish-mbrojtësi rikthehet në Korçë, por këtë herë më një tjetër status: atë të trajnerit, teksa do të zëvendësojë pogradecarin Migen Memelli.
Gvozdenoviç u prezantua ditën e sotme nga presidenti Takaj, teksa do të jetë i dyti i huaj që drejton Skënderbeun pas Stanislav Levit.