Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

92 vitet e Botërorit, a janë prova më e madhe e dështimit historik të shqiptarëve?

GSPORT by GSPORT
November 23, 2022
in Aktualitet, Kombëtarja, Kryesore
0
92 vitet e Botërorit, a janë prova më e madhe e dështimit historik të shqiptarëve?

Nga Aranit Muraçi

Futbolli, sporti më popullor në botë, është krahasimi më i mirë për të vërtetuar dështimin historik të shqiptarëve, pavarësisht përpjekjeve dhe tendencave politike të çdo qeverie, që për pushtetin personal mundohen t’i përkthejnë “dështimin e tyre në sukses”.

Që kur u zhvillua botërori i parë në vitin 1930 dhe deri më sot, 92 vite më pas, shqiptarët janë kombi i vetëm i Ballkanit dhe ndër të rrallët e Europës që nuk kanë marrë pjesë në asnjë prej finaleve të Botërorit.

Nuk mund të krahasohemi me Kroacinë, një komb gati sa ai shqiptar në Ballkan, që pas ndarjes nga Jugosllavia, ka marrë rregullisht pjesë në Botëror. Kroacia madje ishte finaliste e Botërorit të kaluar.

Sigurisht, nuk mund të krahasohemi as me kombet më të mëdha në Gadishullin Ballkanik, Turqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Greqinë, Serbinë. Nuk mund të krahasohemi as me Bosnjen dhe Slloveninë, të cilat janë kualifikuar në finalet e të paktën një botërori.

Atëherë me kë mund të krahasohemi ne shqiptarët? Me dy vendet fqinje, më të voglat e Ballkanit, me probleme të shumta etnike, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilat duhet theksuar se edhe ato popullohen nga një pjesë e mirë shqiptarësh? Mos harrojmë se ndryshe nga Shqipëria, dy vendet fqinje e kanë nisur rrugëtimin vetëm në dy dekadat e fundit.

Cilat janë shkaqet dhe arsyet se, përse Shqipëria nuk ka mundur dot të kualifikohet kurrë në finalet e një Botërori? Gjenetikisht a mund të jenë shqiptarët më pak të talentuar se qytetarët e vendeve të tjera?

Fakti që Shqipëria ka “marrë” pjesë në Botëror në të kaluarën, me disa lojtarë me origjinë shqiptare, të cilët kanë përfaqësuar ekipe të tjera, rrëzon mundësinë e mungesës së talentit nga radhët e saj. Shembull konkret është Zvicra, që do të ketë edhe në Katar 3 futbollistë me origjinë shqiptare.

Futbolli është sporti më popullor dhe më i përhapur në vend, dhe kjo hedh poshtë hipotezën se nuk ka pasur mjaftueshëm vëmendje për të pasur sukses në arenën ndërkombëtare.

Kombëtarja e Shqipërisë të vetmen arritje historike ka atë të kualifikimit në finalet e Euro 2016, kur bashkoi një grup futbollistësh të talentuar, të rritur dhe të kultivuar kudo nëpër Europë, duke krijuar më në fund një ekip simpatik me lojtarë që vinin nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Por pikërisht pas këtij suksesi, me njohjen e Kosovës nga FIFA dhe UEFA, dhe me pjesëmarrjen e saj në garat ndërkombëtare, nisi çuditërisht një garë dhe një rivalitet “i çmendur”, mes dy vendeve të një kombi, kush e kush të rrëmbente lojtarët më të mirë dhe kush e kush të kishte me tepër sukses në grup. Përfundimi: duke përgjysmuar forcat Kosova dhe Shqipëria ndajnë vendet e fundit ose të parafundit në grupe.

Ideja që shqiptarët të kishin në Komb dhe një Kombëtare dhe Kosova të kishte një përfaqësuese të dytë nuk u pranua, çuditërisht, si një “mundësi e shkëlqyer” për të përqafuar dështimin historik të shqiptarëve. Edhe refuzimi i kësaj ideje erdhi si pasojë e dështimit politik të shqiptarëve prej nga ku rrjedh përçarja e tyre historike, që i ka shoqëruar ata në dështime të njëpasnjëshme, në thuajse çdo gare ndërkombëtare. Jo vetëm në futboll!

Futbolli është shembulli më konkret i dështimeve tona historike. Në ekonomi të fundit, në shkencë, në kulturë, në infrastrukturë etj, të fundit edhe në ndërtimin e shtetit modern.

Para se të përpiqemi që të ndryshojmë diçka për më mirë në të ardhmen duhet ta njohim këtë të vërtetë historike. Para se të njohim këtë të vërtetë historike duhet të njohim vetëm një nga porositë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kur para se të ndahej nga jeta, i tha djalit të tij dhe Princërve të tjerë (të trevave që udhëheqja e vetme e lavdishme i çliroi ndaj ushtrisë më të fuqishme të kohës dhe i bashkoi në atë të cilën nuk po e arrijmë më dot sot) se, për të pasur të njëjtin sukses shqiptarët duhet të jenë gjithmonë të bashkuar, ndryshe do të thyhen lehtësisht dhe do të mbeten të poshtëruar historikisht. 

Me siguri dështimi ynë historik në futboll, sport dhe kudo, lidhet më së shumti me porosinë e Heroit tonë Kombëtar, që nuk u zbatua kurrë, për shkak të politikave të gabuara që janë ndjekur nga vetë shqiptarët: anti-kombëtare, përçarëse, dhe aspak vizionare.

Previous Post

Guximi i lojtarëve iranianë dhe hipokrizia e atyre evropianë

Next Post

“Irani po mendon për një sulm në Kupën e Botës”

GSPORT

GSPORT

Next Post
“Irani po mendon për një sulm në Kupën e Botës”

"Irani po mendon për një sulm në Kupën e Botës"

Please login to join discussion

Lajmet e fundit

REAGIMI/ Bajram Begaj: E vërteta e pasaportave për futbollistët e Kombëtares

REAGIMI/ Bajram Begaj: E vërteta e pasaportave për futbollistët e Kombëtares

September 2, 2023
SKANDALI: Presidenti Bajram Begaj nuk pajis me pasaportë shqiptare Mujën, Dakun, dhe shumë talente nga U-21

SKANDALI: Presidenti Bajram Begaj nuk pajis me pasaportë shqiptare Mujën, Dakun, dhe shumë talente nga U-21

September 2, 2023
Me “Granadën” në dorë!

Me “Granadën” në dorë!

May 20, 2023
Finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në Shqipëri 

Finalja e Kupës së Greqisë mund të zhvillohet në Shqipëri 

May 8, 2023
Albion Marku: Partizani fiton me Tiranën në derbi

Albion Marku: Partizani fiton me Tiranën në derbi

May 8, 2023
Redi Veriu: Besa do të kthehet aty ku e meriton, në Superiore

Redi Veriu: Besa do të kthehet aty ku e meriton, në Superiore

May 8, 2023
Vangjel Mile: Nëse kampionati do të fillonte në fazën e tretë, Vllaznia do të ishte e fundit

Vangjel Mile: Nëse kampionati do të fillonte në fazën e tretë, Vllaznia do të ishte e fundit

May 8, 2023
Eduard Zhupa flet për derbin mes Tiranës dhe Partizanit: E kisha thënë që titulli kampion do të vendosej në këtë ndeshje

Eduard Zhupa flet për derbin mes Tiranës dhe Partizanit: E kisha thënë që titulli kampion do të vendosej në këtë ndeshje

May 8, 2023
Mafia është pjesë e historisë së Napolit. Camorra bleu Maradonën, bëri biznes me Cannavaron dhe tani fiton para falë titullit

Mafia është pjesë e historisë së Napolit. Camorra bleu Maradonën, bëri biznes me Cannavaron dhe tani fiton para falë titullit

May 7, 2023
Fortesa “Arena e Demave” dhe goleadori i ri, Partizani me moral të lartë në derbi

Fortesa “Arena e Demave” dhe goleadori i ri, Partizani me moral të lartë në derbi

May 7, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.

No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.