Gazetasport.al
Advertisement
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
  • Aktualitet
  • Superiore
  • Kombëtarja
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kupa Shqipërisë
  • Opinion
  • Kosova
  • Bota
  • MIX
  • Showbiz
  • Speciale
No Result
View All Result
Gazetasport.al
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ancelotti, lot dhe emocion për Ibrën: Ai lumturohet më shumë kur jep asist sesa shënon një gol…

GSPORT by GSPORT
November 14, 2022
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0
Ancelotti, lot dhe emocion për Ibrën: Ai lumturohet më shumë kur jep asist sesa shënon një gol…

Viti 2022 i Real Madridit përfundoi nën frenim, me vetëm dy fitore në pesë ndeshjet e fundit zyrtare. Megjithatë, viti kalendarik që përfundoi shumë përpara për t’i lënë vend Kupës së Botës në Katar do të shkojë në arkiv si një nga më të lumturit në historinë e fundit të “Los Blancos” dhe në veçanti të Carlo Ancelotti.

Trajneri emilian ishte në gjendje të shkruante histori, duke u bërë trajneri i parë i aftë për të fituar katër edicione të Ligës së Kampionëve, i 14-ti në historinë e Realit. Ai ishte i pari i aftë për të triumfuar në 5 kampionate të ndryshme evropiane, për të përmendur disa nga të dhënat pikante të tij. Duke folur në “Che tempo che fa”, në “Rai Tre”, Ancelotti bëri një bilanc jo vetëm të një viti e gjysmë të përvojës së tij në stolin e Real Madridit, por edhe të karrierës legjendare si trajner, duke njoftuar se lamtumira nga stoli është ende larg:

“Për momentin të qenit gjysh nuk më intereson, prapëseprapë më pëlqen shumë puna që bëj, edhe nëse para ndeshjes ndjej gjithmonë një gjendje shqetësimi fizik, me rritje djersitjeje dhe rrahje të zemrës. Kam drejtuar 1200 ndeshje dhe më ndodh çdo herë, por më pas kur fillon loja, gjithçka kalon. Një herë e një kohë të paktën mund të gëzoheshe nëse skuadra jote do të shënonte, tani duhet të presësh kontrollin e VAR…”

Pastaj një shaka për cilësinë e tij si poliglot: “Unë i flas të gjitha gjuhët, përveç gjermanishtes, nuk mund ta bëja këtë. E kam harruar menjëherë… Flas mirë anglisht dhe spanjisht, frëngjisht mjaft mirë…”

Ndër momentet më të shijshme të intervistës ishte Zlatan Ibrahimovic, i cili donte ta përshëndeste Ancelottin, trajnerin e tij te PSG për një sezon, në vitet 2012-2013, përmes një videoje të regjistruar plot komplimente dhe falënderime, gjatë së cilës trajneri nuk mundi ta frenonte emocionin e tij: “Përshëndetje Carlo, urime për atë që bëre dhe për atë që fitove.

Ti je numri 1, kam qenë shumë me fat që të kam pasur trajner. Duhet të mburresh edhe ti si trajner që me kë trajnuar mua (qesh). Megjithatë, fati kryesor ishte që njoha personin që ti je dhe për këtë të them që si njeri je edhe më i mirë se si trajner. Të dua, por mos më thuaj më që je jo i pasur dhe se duhet të të jap disa para hua, se tani edhe ti je në gjendje të mirë…”

“Pas kësaj maske të arrogantit qëndron një profesionist i madh dhe një altruist i madh, – ishte përgjigja e Ancelottit në studion e Fabio Fazios. – Zlatan ishte një nga të paktët lojtarë që kam trajnuar dhe që kishte më shumë kënaqësi të bënte një asist sesa të shënonte një gol në Paris. Ai është një lojtar i madh, me karakter të jashtëzakonshëm”.

Previous Post

Nelson Hysa tregon sekretet e fitores me Williams: Kisha një emër të madh përballë, ndeshja e ardhshme në Angli

Next Post

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë, do drejtohet nga arbitra kosovarë

GSPORT

GSPORT

Next Post
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë, do drejtohet nga arbitra kosovarë

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë, do drejtohet nga arbitra kosovarë

Please login to join discussion

Lajmet e fundit

“Do ju sjell një autobus me ku*va”, Berluskoni zbulon pasojat e premtimit për lojtarët e Monzës: Më kërkojnë që…

“Do ju sjell një autobus me ku*va”, Berluskoni zbulon pasojat e premtimit për lojtarët e Monzës: Më kërkojnë që…

January 29, 2023
ZYRTARE: Partizani prezanton zëvëndësuesin e Skukës, Christian MBA është i kuq

ZYRTARE: Partizani prezanton zëvëndësuesin e Skukës, Christian MBA është i kuq

January 29, 2023
Festë në Kukës, Verilindorët triumfojnë ndaj Tiranës. Bylis fiton derbin e mbijetesës me Kastriotin

Festë në Kukës, Verilindorët triumfojnë ndaj Tiranës. Bylis fiton derbin e mbijetesës me Kastriotin

January 29, 2023
Milan “i shpërfytyruar” para tifozëve të tij, turpërohet nga Sassuolo

Milan “i shpërfytyruar” para tifozëve të tij, turpërohet nga Sassuolo

January 29, 2023
FOTOT: Georgina heq shaminë dhe feston ditëlindjen e saj të parë në Arabinë Saudite me një dekolte shpërthyese

FOTOT: Georgina heq shaminë dhe feston ditëlindjen e saj të parë në Arabinë Saudite me një dekolte shpërthyese

January 29, 2023
FOTOT: “Uanda e ka tradhtuar me Keita Balden”, shpërthen Ikardi: Senegalezi i nis foto private

FOTOT: “Uanda e ka tradhtuar me Keita Balden”, shpërthen Ikardi: Senegalezi i nis foto private

January 28, 2023
VIDEO/ Gola spektakolarë nga Uzuni, bomberi i La Liga 2 vazhdon të tundë rrjetën në Spanjë

VIDEO/ Gola spektakolarë nga Uzuni, bomberi i La Liga 2 vazhdon të tundë rrjetën në Spanjë

January 28, 2023
Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të flasë, Juventus dridhet tani

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të flasë, Juventus dridhet tani

January 28, 2023
Sylvinho: Bukur kur sheh njerëz që jetojnë me futbollin, të gjithë bashkë për objektivin

Sylvinho: Bukur kur sheh njerëz që jetojnë me futbollin, të gjithë bashkë për objektivin

January 28, 2023
Endri Çekiçi, drejt transferimit në La Liga

Endri Çekiçi, drejt transferimit në La Liga

January 28, 2023

Follow Us

RRETH NESH

GazetaSport.al është një media e re me gazetarë profesionistë, dedikuar botës së magjishme të sportit. Synimi ynë është të arrijmë te opinioni publik me informacione të sakta dhe të thelluara.

KATEGORI

  • Aktualitet
  • Automobilizëm
  • Bota
  • FSHF
  • Kategoria Parë
  • Kombëtarja
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kupa Shqipërisë
  • MIX
  • Opinion
  • Pa kategori
  • Showbiz
  • Speciale
  • Superiore

© 2021 GazetaSport.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Development & SEO by LT Media.