Skuadra e Vllaznisë mori ditën e djeshme një disfatë mjaft të rëndë në transfertë kundër Egnatias me rezultatin 3-0.
Një 90- minutësh për tu harruar për të besuarit e Mirel Josës, të cilët përveçse pësuan një humbje të turpshme nuk arritën dot që për asnjë moment të krijonin një rast të rrezikshëm në portën kundërshtare.
Kjo disfatë nuk ka kaluar lehtë për tifozët shkodran të cilët ishin në një numër të konsiderueshëm në shkallët e stadiumit të Rrogozhinës.
Burime të sigurta për Gazeta SPORT pohuan se sulmuesi Mehdi Çoba është përplasuar ashpër me uktrasit shkodran.
Gjithëçka ka nisur kur Çoba po kryente nxehmjen pranë tifozëve të cilët të revoltuar kanë shpërthyer në kritika ndaj lojtarit.
Sulmuesi nuk ka ruajtur qetësinë duke iu kthyer edhe ai tifozëve, duke sjellë një acarim të madh mes dy palëve.