Dua Lipa ka shprehur mbështetjen për klubin e futbollit të Liverpulit, duke thënë se ai mban një vend të vecantë në zemrën e saj.
Kjo vlente për klubin, megjithatë rrjeti po zien së fundi nga fjalët se këngëtarja shqiptare mund të jetë në një lidhje me futbollistin Trent Alexander Arnold.
Këngën e saj, “One kiss” e Duas, tifozët e kanë kënduar para dhe pas çdo ndeshje dhe në çdo festim. Edhe vetë Arnold ka publikuar një video nga festimet në Instagram ku shfaqet duke kënduar këngën e Duas. Kaq mjaftoi për t`i hedhur benzinë zjarrit.
Megjithatë, vetë Arnold shprehet ndryshe.
“Thashethemi më i çuditshëm që kam dëgjuar për veten ka qenë se kam qenë në lidhje me Dua Lipën. Madje, edhe mami më pyeti.
Dhe i thashë: ‘Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do ishte ajo””, rrëfeu ai.





